Pogradeci e nis me fitore Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra, duke mundur Korabin me rezultatin 3-0.
Setet: 25-16, 25-10, 25-13
Vajzat liqenore treguan superioritet gjatë gjithë ndeshjes, duke kontrolluar lojën dhe duke marrë një fitore të merituar në startin e këtij kompeticioni.
Në ndeshjen e radhës, Pogradeci do të përballet me Skënderbeun.


