Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pogradeci zgjat sezonin turistik – Turistë vendas dhe të huaj vazhdojnë të vizitojnë qytetin liqenor

    Aktualitet September 29, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sezoni turistik në Pogradec këtë vit ka zgjatur më shumë se zakonisht, pasi edhe në muajin shtator dhe më tej vijojnë të mbërrijnë turistë vendas dhe të huaj. Sipas njësive akomoduese, shtatori është mbyllur me një numër të kënaqshëm rezervimesh, ndërsa kërkesat kanë ardhur edhe për muajt tetor dhe nëntor, kryesisht nga grupe të organizuara turistësh të huaj.

    “Gjatë shtatorit kemi rezervime nga turistë të huaj, ndërsa në fundjava kemi më shumë vendas. Vijnë nga Irlanda, Italia, Gjermania e Spanja. Klientët vendas janë kryesisht nga Tirana dhe Durrësi. Kemi rezervime edhe për tetorin dhe nëntorin.” – shprehet Gloria Dumbo, operatore turistike.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ilir Gazi, një tjetër operator turistik thotë se:
    “Ne nuk kemi ndjerë vështirësi për periudhën jashtë sezonit. Jemi ndjerë komodë. Kemi pasur grupe nga Gjermania, sjellë nga kompani greke. Në mos gaboj, grupet e fundit janë planifikuar për në fund të tetorit.”

    Turistët gjermanë shprehen të mahnitur nga mikpritja pogradecare, ndërsa thonë se nata tradicionale shqiptare ka lënë përshtypjen më të fortë tek ata.

    “Është hera ime e parë në Shqipëri. Gjëja që më pëlqen më tepër është vëmendja, na trajtoni mirë, mikpritje e jashtëzakonshme.”
    “Nata tradicionale shqiptare është shumë e bukur. Kostumet, këngët dhe sidomos ushqimi janë të mrekullueshme.”

    Edhe nga Bashkia Pogradec konfirmohet se sezoni turistik ka qenë mjaft pozitiv. Sipas të dhënave zyrtare, numri i vizitorëve të akomoduar në gjashtëmujorin e parë të vitit është rritur krahasuar me vitin e kaluar, ashtu si edhe ditët e qëndrimit të tyre në qytetin liqenor. Loridela Beqari, përgjegjëse e turizmit, bën të ditur se:

    “Përsa i përket sezonit turistik veror në Pogradec, ka qenë i mbarë. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i vizitorëve është rritur. Në gjashtëmujorin e parë vitin e kaluar kemi pasur rreth 70 mijë, ndërsa këtë vit 75 mijë.”

    Një tjetër fluks turistësh pritet të sjellin festat e nëntorit dhe të fundvitit, ndërsa çmimet në strukturat akomoduese të Pogradecit vijojnë të mbeten të qëndrueshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Vinjola Rota, arsimtarja që kërkon të shtojë vlerat parlamentare

    March 14, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.