Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka theksuar rëndësinë e përdorimit të teknologjisë për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë pamje nga kontrollet e fundit në rrugë, duke treguar se si pajisjet moderne po ndihmojnë autoritetet.
Për të rritur sigurinë në akset rrugore, Policia e Shtetit po përdor mjete të avancuara si radarë, dronë dhe makina inteligjente. Këto pajisje shërbejnë për të mbikëqyrur qarkullimin e automjeteve dhe për të kapur në kohë reale drejtuesit që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.
Sipas ministrit Lamallari, kjo teknologji funksionon si një “sy i pagabueshëm” mbi rrugët e vendit. Ai nënvizoi se, krahas qytetarëve, teknologjia është një prej aleatëve më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit në garantimin e sigurisë rrugore.
Foto ilustruese.


