Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Regjistrimet në kopshte dhe çerdhe – Afati i fundit më 25 qershor

    June 13, 2025

    Dardha përfiton investim të ri në infrastrukturë – asfaltim dhe kalldrëm për një turizëm gjithëvjetor

    June 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Poradeci, ja pse ai vend i bekuar më është bërë si i familjes” – nga Agim Xhafka

    Pogradec August 1, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Që kur kam lindur,në atë vit të lashtë e deri sot,asnjëherë Pogradecin nuk e kam quajtur me emrin zyrtar. Përherë i kam thënë thjesht,Poradec.

    Notin e mësova në Poradec,isha me pushime në Poradec,çova të dashurën në Poradec,hëngra një koran në Poradec,qenë fjali që i bëra kaq herë gjatë jetës sime në muhabete me shokë e miq.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ka ndodhur kështu nga që ai vend i bekuar më është bërë si i familjes.

    Njësoj si motrës psh i them Mozkë,mgjse quhet Mimoza . Ledha të tilla i sjell veç aferia me dikë,pasioni,dashuria,respekti që të është injektuar në damarë.

    Kjo ndodh edhe nga që e shijoj shumë Poradecin. Sidomos kur në Tiranë e nxehta shkon mbi 40 C. Se të tillë jemi ne,jetojmë për inat të tjetrit. Freskia e mëngjesit dhe gjumi i natës shoqëruar me sinfoninë e valëve nuk kanë të paguar. Po kur ashtusesh? Art,ndjesi,magji. Asnjë pikë djerse,jo si në metropol që sa gruaja të prek gishtin e këmbës hidhesh përpjetë e i thua:”Në këtë zheg u kujtove?”

    Ndaj ky qytet rrit lule,se ka shumë dashuri. Vertet ikin dritat si kudo,nuk ka një motor uji apo një skaf për bé,ama ka plot, me shumicë,varka me pedale,me një çadër në mes që ecin ngadalë e të ngjan sikur po sheh një shfaqje në Venecia. Se sipër mbajnë çifte të rinjsh që dhe dallga iu bindet e iu shtrohet. Kur sheh ato kupton pse gjolit në poezi i thonë liqer. Nga që të deh e ta çakordon petllën. Dhe mbi të gjitha Poradeci ka Lasgushin që i bën nder krejt Evropës. Liriku më i ëmbël,më i veçantë,më poetiku.

    Mbase Skenderbe populli ynë mund të lindë sërish,por Lasgush ta harrojmë,nuk ndodh më. Zoti u tregua një herë kaq bujar,ta falenderojmë. Apo sa emocion më sjell Mitrushi! I qetë si vetë ai ballë jetës së trazuar. Nuk dija shumë më parë nga jeta e tij,veç di të pohoj se fëmijërinë e kam kaluar me Xinxifilon. Asnjë nënë a gjyshe,sado e dashur,nuk tregon përralla si Pasko. I afrohem unë kur i rrëfej mbesës ato që mbaj mend mote të shkuara.

    Ca ditë përpara isha në Ohër e pata mbresa të fuqishme. Një ditë aktive,me not,vrap,ekskursione me makinë e me anije mbushur plot turistë. Se atje kishte dhe aeroport e zbrisnin çarterat si pëllumbat tek sheshi i Milanos. Varfërinë e kemi njësoj. Tek shërbimet e çmimet na e kalojnë. Pra uroj të bëhemi si Ohri,por të ngelemi poradecarë.

    Ky qytet ka njerëz që ndoshta nuk i ndesh kund,janë unikë. Të qeshur,të sjellshëm,punëtorë,modestë e mikpritës,aq mikpritës sa besoj që nga këtej krejt populli ynë është quajtur bujar.

    Poradecin e dua se është albumi im i kujtimeve. Të gjithë kohë e pa kohë shohim fotot ndër vite. Për nostalgji,por edhe për të lexuar ndryshimin. Sidomos të larguarit nga atdheu që malli u bëhet kotkë pak më sipër se stomaku. I përkëdhelin fytyrat me dorë,dënesin,qajnë,qeshin,gëzohen. Siç bën një njeri që ka pirë ca dopjo e rend pas,në të shkuarën e tij. Por tek ky qytet kam albumin tim pa fotografi. Eshtë çudi,por kjo është e vërteta. Ruaj mbresa kaq të forta sa janë mbushur plot detaje. Ja,afër turizmit më parë kishte vila një,dy katëshe.

     

    Buzë gjolit shumë plepa,sa që kur njerëzit visheshin me rroba banjo për t’u kredhur ishte fresk se ende nuk binin rrezet atje,hije deri nga dreka. Mbase kam qënë 3-4 vjeç kur më çuan nga Korça për një ditë. Vajtëm e u kthyhem mbi një ZIS sovjetik,plot 40-50 persona. Mbaj mend që qaja se dallga më lagte breçkat. Hahaha,nuk më bindi as durimi i babait të futesha në ujë. Më vonë çdo verë në kampin e pionierëve më vjen në veshë borija që na lejonte t’i hynim liqenit me vrap. Ai gëzim më mbush dhe sot,kaq i fuqishëm ishte,kaq adrenalinë digjte.

    Nuk iu ndava as në gjimnaz,në kampet e rinisë. Flinim nga 20 në një klasë ,me krevate marinari,me dy banja në fund të korridorit,pa dushe,kremra,xhel e shampo. Me një sapun Rrogozhine që e fuste nëna mes teshave dhe me të laheshim në gjol e lanim ndërresat po atje. I kujtoj me ngazëllim dhe aroma e atyre viteve më përzjehet me të qeshurën e gocave një kat më poshtë,apo me shikimet “vrastare” të një poradecarke që banonte lart te agjencia e autobuzëve.

    Nuk iu ndava qytetit as student,as kur u martova. Atje muajin e mjaltit e pas një viti tek hoteli në qendër gruaja shtatzanë, priste lindjen e binjakeve. Te kjo pema këtu priste,më pyet mbesa Frida.

    Edhe më vonë me vajzat e vogla pushoja tek ky qytet i bekuar. Nuk e shmanga asnjëherë. U bëra gjysh e vij sërish me nipër e mbesa. Jetoj kudo nëpër glob,por Poradecin nuk e kam vetëm në zemër,e kam dashuri konkrete,se sa shkoj takoj prinderit në Korçë,në kthim përqafoj dhimbjen e gazin tim.

    Vërtet ky qytet është albumi i kujtimeve të mija. Sa herë shëtis më dalin para prindërit,shokët e gjimnazit,vajzat e mija të vogla,Tasha e bukur,e gjatë,plot nur dhe e qeshur. Endërroj duke ecur. Më duket jeta kaq e bukur dhe jam kaq i lumtur sa Frida sikur e kupton e më thotë:”Gjysh unë ty të dua sa ky liqen!”

    Dhe i hap krahët fort,fort,fort…

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Regjistrimet në kopshte dhe çerdhe – Afati i fundit më 25 qershor

    June 13, 2025

    Erion Isai; “Martesa ime ka përfunduar para dy vitesh” – ja çfarë shkruan kryebashkiaku

    June 12, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Regjistrimet në kopshte dhe çerdhe – Afati i fundit më 25 qershor

    June 13, 2025

    Dardha përfiton investim të ri në infrastrukturë – asfaltim dhe kalldrëm për një turizëm gjithëvjetor

    June 12, 2025

    Erion Isai; “Martesa ime ka përfunduar para dy vitesh” – ja çfarë shkruan kryebashkiaku

    June 12, 2025

    Turizmi rajonal në fokus: Institucionet dhe partnerët zhvillojnë bashkëpunim për një destinacion të qëndrueshëm në Qarkun e Korçës

    June 12, 2025

    Nxënësit e gjimnazit “14 Engjëjt” sjellin një film emocionues kundër bullizmit

    June 12, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Gruaja nga Devolli kthehet në makth për 45-vjeçarin, e kërcënon se do t’i publikojë fotot intime që ka me të dhe i kërkon para

    June 11, 2025

    Tragjedi në Korçë: Gjendet i vetëvarur një 20-vjeçar nga fshati Gjonomadh

    June 11, 2025

    Rama ndan pamje nga “ëmbëlsia e freskët” e Pogradecit

    June 10, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë | Ndërron jetë papritur Edi Meçollari, një tjetër i ri që humb jetën – trishtim në qytet

    June 11, 2025

    Tragjedi në Korçë: Gjendet i vetëvarur një 20-vjeçar nga fshati Gjonomadh

    June 11, 2025

    Gruaja nga Devolli kthehet në makth për 45-vjeçarin, e kërcënon se do t’i publikojë fotot intime që ka me të dhe i kërkon para

    June 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.