Akt njerëzor vërtet prekës!
Një djalosh 6-vjeçar, i quajtur Kilian, me banim në Gjermani, rezultoi pas diagnostikimit, i sëmurë me një sëmundje të pashërueshme.
Duke qenë se djaloshi i pëlqente tej mase motorët, familja e tij postoi online kërkesën nëse ndonjë motorist mund të kalonte pranë shtëpisë për ta bërë djaloshin të përjetonte ngazëllim.
Familja shpresonte të shfaqeshin 20-30 motoristë, por kërkesës online iu përgjigjën rreth 20000 motoristë!
Zoti bekoftë dhe e shëroftë djaloshin! Zoti bekoftë familjen e djaloshit, motoristët dhe familjet e motoristëve!
17 Korrik 2024
Marrë nga portali viewsaddict në rrjetin social Instagram.