Prokuroria e Korçës i ka dërguar shkresa rrjetit social Meta dhe Google me qëllim indentifikimin e personave që administrojnë një faqe denigruese të quajtur “laviret e Korçës”.
Sipas gazetarit, Edison Vatnikaj në shkresën drejtuar gjykatës së Korcës akuza kërkon nga këto dy platforma paraqitjen në formë elektronike e të dhënave kompjuterike që lidhen me regjistrimin si emër, mbiemër, datëlindja, adresa e postës elektronike, numri i telefonit, si dhe element të tjerë identifikues të personit që ka krijuar dhe administron profilin, si dhe ndryshimet e bëra për përdoruesit e llogarime me link e cituara më lartë.
IP-të e hyrjes dhe daljes të përdoruesit përkatës nga profilet me adresë, duke vënë në dispozicion dhe momentet kohore të përdorimit të tyre (Timestamp), nga data nga data 05.02.2025 e në vazhdim.
Pikërisht në këtë datë policia ka administruar kallzimin e një oficere të sigurisë për të cilën ka treguar se në rrjetin social Instagram një faqe postonte fjalë fyese, denigruese, me karakter bullizues, në të cilën përmendeshin nxënës të ndryshëm të asaj shkolle si dhe vetë mësuesit.
Kjo faqe është e emërtuar me emrin “laviretekorçës” dhe në “story-t” e saj shpërndahen këto postime ku mund t’i shohin të gjithë.
Pas hetimi policia arrestoi arrestoi dy vajza njëri administrator dhe tjetra si përdorese e kësaj faqe.
Pavarësisht se faqja është mbyllur policia po i shkon më tej hetimit për të zbuluar përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari.


