Anastasia është greke, pronare e një anije në Lefkada. Teksa u afrova të pyesja për çmimet, dy punonjësit e saj e kuptuan që isha shqiptar dhe ma kthyen shqip.
Pas një bisede shumë të ndierë me çunat që kishin lindur në Greqi por tregonin se ishin shqiptarë fillova ta “ngacmoj” pak Anastasian
Anastasia, paske mbledhur vetëm djem shqiptarë këtu, më duket se na pëlqen
-Unë a ju pëlqej? Unë kam dhëndrin nga Elbasani. Vajza ime është e fejuar me shqiptar e do Zoti martohet me të.
Po çne kjo dashuri e madhe për ne?
-Ju jeni shumë të mirë. Shumë puntorë. Këtu në Greqi shqiptarët punojnë shumë, nuk vjedhin e në darkë bëjnë shumë qejf. Këta grekët janë përtacë.
M’u bë qejfi që djemtë thanë se janë nga Shqipëria edhe pse kanë lindur këtu
-Unë nuk e kam fare problem që e thonë hapur. Ata janë me nënë e babë nga Shqipëria. Kanë gjak shqiptari. Ndaj i mora në punë
Vetëm një çupë ke ti Anastasia?
-Vetëm një. E humbe shancin të bëheshe dhëndër në Greqi (qesh me të madhe)
Epo të paktën, ajde të të puth njëherë ty…