Banorët e fshatrave Kalivaç, Dunicë dhe Gurabardhë kanë zhvilluar sot një protestë kundër bllokimit të rrugës së vjetër hyrëse të zonës së tyre, duke bllokuar për disa minuta edhe aksin nacional Qukës–Qafë Plloçë.
Ata shprehen se firma që po zbaton projektin e rrugës së re ka lënë një tjetër kalim alternativ, por që rrit distancën me rreth 3 kilometra për Kalivaçin dhe akoma më shumë për fshatrat e tjerë, duke vështirësuar lëvizjen e përditshme të banorëve.
Sipas administratës vendore, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga kompania ndërtuese, rruga e vjetër hyrëse nuk do të mbyllet me trafikndarëse, duke u lënë banorëve mundësinë e lëvizjes deri në finalizimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme.
Banorët kanë përdorur këtë rrugë prej vitesh për të komunikuar me njësitë e tjera administrative dhe qytetin e Pogradecit, ndaj paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë nëse problemi nuk zgjidhet.


