Pas provimit të Anglishtes dhe atij të Gjuhës shqipe- Letërsi, mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore.
Bëhet fjalë për provimin e Matematikës, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Ndërkohë maturantëve u mbetet dhe 1 provim tjetër për të kryer, ai i lëndës me zgjedhje që do të zhvillohet më 19 qershor.
Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).