Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Maliqi bind në shtëpi, 3-0 ndaj Tomorrit dhe ngjitje në vendin e pestë

    December 14, 2025

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Pogradeci triumfon në Korçë, mposht Skënderbeun 3-1 në Kupën e Shqipërisë

    December 14, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pse e braktisi LaCivita fushatën e Berishës?

    Politikë April 24, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ikja e tij pa zhurmë e bujë, ndryshe nga sa u shfaq kur u prezantua në shkurt, është thjesht humbja e parë e fortë e Berishës!

    Strategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike të Berishës u largua në SHBA, pasi mori pjesë në çeljen e fushatës. Edhe pse Berisha u premtoi demokratëve që “u është bërë gjaku ujë” nga SHBA, se ai do rrinte deri në fund të fushatës – madje edhe pse Flamuri premtoi se ai do rrinte deri në dhjetor, edhe pas fushatës – ai erdhi, pa dhe iku.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në vend të rekomandimeve, LaCivita i futi vetë nja tre fjalime 30 sekondëshe si kontribut personal dhe nuk la më gjurmë në fushatë. Bashkë me të është zhdukur edhe Paul Manaforti, lobisti real i Berishës, që ka tërhequr LaCivitën në këtë fushatë – njeri i akuzuar dhe dënuar në SHBA si lidhje e Putinit me fushatën e Donald Trump-it më 2016, për të cilën u dënua me 7 vite e gjysmë burg.

    Nuk është pagesa arsyeja e largimit. Edhe pse janë të shtrenjtë, Berisha ka më shumë para se ata për t’i paguar. E ka pak të vështirë t’i justifikojë me bankë, por Manaforti gjen plot lidhje ruse ku mund t’i transferojë. Nuk është se nuk ka përvojë PD në këtë drejtim.

    Ajo që e ka larguar LaCivitën nga fushata, duket se janë sondazhet e pashpresa për Berishën dhe pamundësia për të implementuar idetë e veta në një fushatë primitive, të dominuar nga demenca e Berishës dhe perlat e Klevisit, Flamurit dhe Vrenozit, që po shkëlqejnë në garën e budallallëkut, të cilat paraqiten si ide të LaCivitës.

    Ikja e tij pa zhurmë e bujë, ndryshe nga sa u shfaq kur u prezantua në shkurt, është thjesht humbja e parë e fortë e Berishës në armën më të fortë që ai u përpoq të përdorte në këtë fushatë: duke e paraqitur atë si të dërguar të presidentit Trump. Madje këtë armë ja dogji vetë LaCivita, duke e përgënjeshtruar dhe duke theksuar qartë se nuk përfaqëson qeverinë amerikane dhe nuk lobon për heqjen e “non grata”-s së Berishës.

    Berisha e shtyu shkurtin me prezantimin e LaCivitës, marsin me gënjeshtrën që do ikë në SHBA, prillin me gënjeshtrën se do t’i vijë një ftesë nga OKB që të shkelë në SHBA pa iu hequr “non grata” dhe majin, siç pritet, duke thënë që “më vodhën votat”.

    Për këtë axhendë nuk është e nevojshme të paguajë çdo ditë punën e LaCivitës, se këto dështime i ka në xhep.
    Justifikimi i Berishës se me LaCivitën është çdo ditë online dhe e udhëzon, është edhe më i rëndë, pasi fushata e Berishës – siç duket qartë – është një tërheqje zvarrë pas Edi Ramës dhe nuk ka asnjë shans që LaCivita të sugjerojë një strategji të tillë. Kjo tregon që: ose ky nuk e konsulton fare LaCivitën si bëhet fushata, ose ajo që mendojmë të gjithë: ai i ka fikur telefonin dhe e hap më 11 maj për ta pyetur “si doli fushata?” dhe “kur do më paguani?”.

    Nuk është se po të rrinte këtu LaCivita do përmbyste situatën, por si një njeri që i shijojnë dhe paratë, dhe fitorja, nuk mund t’i japë CV-së së tij një humbje kaq dëshpëruese – siç e theksoi edhe kolegu i tij në fushatën e Trump-it, McLaughlin, sondazhisti që parashikoi fitoren e Trump-it më 2016 dhe 2024. Thjesht, LaCivita nuk do të identifikohet me humbjen e Berishës. Mund të marrë pjesë vetëm në ngushëllimet.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas fushatë fushatë zgjedhore La Civita Politikë Sali Berisha
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Devoll: konflikte fizike, vjedhje, dhunim varresh dhe baste sportive ilegale

    December 14, 2025

    Arrestime dhe procedime penale në qarkun Korçë, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur dhe vepra të tjera

    December 13, 2025

    Korçë/ Procedime penale, sekuestrim drush dhe dy të moshuar të humbur në Devoll e Maliq

    December 12, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Maliqi bind në shtëpi, 3-0 ndaj Tomorrit dhe ngjitje në vendin e pestë

    December 14, 2025

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Pogradeci triumfon në Korçë, mposht Skënderbeun 3-1 në Kupën e Shqipërisë

    December 14, 2025

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Devoll: konflikte fizike, vjedhje, dhunim varresh dhe baste sportive ilegale

    December 14, 2025

    Çelet në Korçë Konkursi Ndërkombëtar i Letërsisë së Humorit “Niko Nikolla”

    December 14, 2025

    Parashikimi i motit – 14 Dhjetor 2025, Qarku Korçë

    December 13, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Korça shpallet Qyteti Europian i Sportit 2026

    December 13, 2025

    Traditë që pihet me miq! Pogradeci feston për të 31-in vit Verën Artizanale dhe Gështenjën

    December 13, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Aksident në hyrje të Pogradecit, dy të plagosur pas përplasjes me murin e tunelit

    December 13, 2025

    Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, çelin sezonin e pyllëzimeve 2026

    December 7, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.