Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përndiqte një vajzë 29-vjeçare, procedohet penalisht 42-vjeçari në Korçë

    May 24, 2025

    Skandal në Pogradec: Dhunon gruan ndërsa ishte në arrest shtëpie, shpallet në kërkim 49-vjeçari

    May 24, 2025

    Humbet drejtimin e mjetit, shkak shpejtësia e lartë. Procedohet 37 vjeçari

    May 24, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pse u zbraz Korça ? – nga Jorgji Sidheri

    Aktualitet February 2, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Korçarët kanë emigruar në shekuj.Korçar ishte i pari që zbriti në Tokën e Premtuar -Amerikë.

    Korçarë ishin të parët që vajtën në Australi,Kanada etj etj.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    -Korça një Popull me kulturë dhe arsim furnizonte me kuadro tërë Shqipërinë.Nuk kishte rreth mos kishte të diplomuar korçarë që punonin në kuadër të motos “Të punojmë ku ka nevojë Atdheu”.

    Nuk kishte katedër në Universitete që mos kishte pedagogë korçarë.

    Inteligjenti e ndjen më shpejt se të tjerët tendencën e shtetit, drejtimin që mori vendi pas viteve ’90.Intelektuali e pa se po dilte jashtë mode në këtë vend dhe filluan të largoheshin në heshtje.Politika nuk i afroi, nuk i mbështeti intelektualët e ndershëm.Prandaj është kaq agresive komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë ku më shumë vlerësohet ai që shtyn më shumë se sa ai që flet më bukur e më mirë për hallet e Popullit.

    Korçarët shumica ikën në Greqi,aq sa po të shkosh në Selanik nuk ka rrugë mos gjesh korçar.Një pjesë e mirë e tyre kanë blerë dhe shtëpi atje,e në Athinë janë shumë nga Korça.Më vonë kur filloi llotaria Amerikane ikën në Amerikë.Amerika i do korçarët, Popull punëtor,i urtë e me kulturë. Ikën në Kanada,në Gjermani,Angli,Zvicër,Australi etj etj.

    -Korça kishte uzina dhe fabrika, ndryshe nga ish lindja që i mbajti dhe i përshtati me teknologji bashkëkohore, këtu gjithçka iku për skrap.Kjo shkaktoi të papunë në qytet që u detyruan të emigrojnë.

    Në plot raste në këto 33 vjet janë afruar investitorë të fuqishëm për të investuar dhe për të hapur shumë vende pune në Korçë por nuk kanë gjetur “mirëkuptimin” me pushtetin.Rasti më i freskët ishte vitet e fundit kur u reklamuar me të madhe.Investitor gjerman do hapte uzinë për prodhimin e linjave elektrike të makinave.U fol me të madhe se do punësohen 1000 persona.U gëzuam të gjithë por si çdo herë edhe këtë rradhë nuk e gjetën llafin (siç thotë Populli) dhe investimi iku, u krye në Maqedoninë e Veriut.

    -Dikur ndër tregtarët e parë ishin nga Korça që sillnin mall nga Kina apo Turqia.Politika lart i përqendroi zhdoganimin e këtyre mallrave me vlerë në Doganën e Tiranës apo Elbasanit.Duhet të vinte kontjenieri atje të zhdoganohej e pastaj të vinte malli në Korçë.

    Kjo solli që Korçës ti ngelesh vetëm import i fruta-perimeve,

    tulla e çimento..

    U pakësuan dhe biznesmenët e importit korçarë.Sot shumica e artikujve -mallrave vijnë nga Tirana nëpër dyqanet e Korçës.

    -U hapë rrobaqepsitë e para.Dikur grekët punonin fasoneri për të tjerët (Amerikën etj)më vonë i çuan në Bullgari, pastaj erdhi rradha i sollën në Shqipëri.Rrobaqepsitë ishin skllavëri e kohëve moderne, punonin gratë sa për të mbajtur familjen gjallë.Me heqjen e vizave, lëvizjen e lirë ikën shumica e grave, emigruan në shtete ku paguanin më mirë.

    -Korçarët ikën, fshatrat e thella ata që nuk emigruan dhe pak nga fshatrat rrotull erdhën në Korçë.Shumica e fshatrave përreth ikën direkt në emigracion atje ku punohet dhe jetohet më mirë.Edhe ata që zbritën në Korçë blenë apo ndërtuan shtëpi, shumica ikën përsëri në emigracion.Ish fusha e druve po zbrazet nga banorët përsëri.

    – U investuan miliona euro për fasada, pedonale dhe ish pazari – u zbukurua Korça – “një bukuri që të vret” sepse nuk sollën impakt në ekonominë e korçarëve.Që të ulesh nëpër lokale duhen para’ , gjende mirë që vijnë në fundjavë turistë nga Tirana,Durrësi se do ishin mbyllur edhe ato lokale që u hapën.

    – Korça ska punë përveç administratës shumë pak biznese janë të sukseshme.Fshati që vinte prishte para’ nëpër lokalet e qytetit, ka vite që flet me vete, e fiku traktorin dhe i del më mirë disa muaj të punojë tokat në shtetet fqinje sesa tokat e tij.

    Rasti i rëndë është me grurin.Qeveria ju bëri thirje Mbillni grurë, ju dha dhe para’ për punimet e tokës dhe farën …përfundimi : ju ngeli gruri pa shitur.Dje në lajme mësuam se në fusha e Maliqit ka akoma 8000 tonë grurë të pashitut.Sa nuk qante një fermer , i lamë sivjet pa mbjellë tha, kam grurin që vjet pa shitur.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Braktisje Ekomomi Korca Opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përndiqte një vajzë 29-vjeçare, procedohet penalisht 42-vjeçari në Korçë

    May 24, 2025

    Skandal në Pogradec: Dhunon gruan ndërsa ishte në arrest shtëpie, shpallet në kërkim 49-vjeçari

    May 24, 2025

    Humbet drejtimin e mjetit, shkak shpejtësia e lartë. Procedohet 37 vjeçari

    May 24, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përndiqte një vajzë 29-vjeçare, procedohet penalisht 42-vjeçari në Korçë

    May 24, 2025

    Skandal në Pogradec: Dhunon gruan ndërsa ishte në arrest shtëpie, shpallet në kërkim 49-vjeçari

    May 24, 2025

    Humbet drejtimin e mjetit, shkak shpejtësia e lartë. Procedohet 37 vjeçari

    May 24, 2025

    I dehur në timon, përplaset me makinë tjetër, arrestohet 60-vjeçari në Buçimas

    May 24, 2025

    Muzeu Historik dhe Etnografik i Kolonjës – Thesar i çmuar në zemër të Ersekës

    May 24, 2025

    “Zgjidh Arsimin Profesional” – Shkolla Teknike në Korçë hap dyert për nxënësit e klasave të 9-ta

    May 23, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Muzeu Historik dhe Etnografik i Kolonjës – Thesar i çmuar në zemër të Ersekës

    May 24, 2025

    Rritet me 60% numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë gjatë prillit

    May 23, 2025

    Laver Bariu, klarinetisti që e shndërroi frymën në gjuhë të shpirtit shqiptar, tani i jetësuar në statujë

    May 23, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë – Ndërhyrje në kohë shpëton një 40-vjeçar pas tentativës për vetëvrasje

    May 21, 2025

    Futbolli korçar jep asist në politikë: Osmani dhe Gjançi kontribuojnë në fitoren e Spahos në Korçë

    May 19, 2025

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.