Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në qytetin e Pogradecit tek plazhi publik i “uçkave”. Mësohet se 69 vjeçarja T. Velo ka ardhur në plazh në një zonë ku nuk dukej nga pushuesit, ka hequr atletet brenda të cilave kish lënë çelsin e shtëpisë. Ajo është futur në liqen dhe ka tentuar të mbytet.
Kanë qenë disa banorë që kanë shtëpitë aty pranë që e kanë parë të pluskonte mbi ujë ndërkohë një punonjës e sektorit të gjelbërimit pranë Bashkisë Pogradec është futur dhe ka nxjerrë jashtë gruan. Ajo i ka bërë masazh kardiak dhe frymëmarrje me gojë, ndëraa gruaja ka arritur të reagojë duke nxjerrë ujin.
Në këtë moment ka mbrritur më pas ambulanca dhe policia që bënë transportin e 69 vjeçares në spital e cila ndodhet në reanimacion.
Ende nuk dihen shkaqet që e çuan 69 vjeçaren drejt këtij akti fatal për jetën.


