Arrestohet në Doganën e Qafë Thanës nkë shtetas maqedonas, pasi gjatë verifikimit dhe kontrollit u konstatua se numri i shasisë ishte hequr dhe zëvendësuar me një numër tjetër, të dyshuar të falsifikuar.
Njoftimi i policisë;
Qarku Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të ndryshimit të kredincialeve
Specialistët e Seksionit të ZMPKT të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 45 vjeç, banues në Resnjë, Maqedonia e Veriut, pasi gjatë verifikimit dhe kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin tip “Porsche” që drejtonte ky shtetas, u konstatua se numri i shasisë ishte hequr dhe zëvendësuar me një numër tjetër, të dyshuar të falsifikuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


