Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Qielli sheh gjithçka” nga Xhensil Shkëmbi

    Kolonjë September 21, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Teksa kthehesha nga Kolonja, pas perëndimit qielli mori këtë pamje. Sikur ishte gati të nxirrte flakë. Ndaloj, dal jashtë makinës, ndeza një cigare dhe po filloja të mendoja;

    -Sa shumë fort punon njeriu, sikur do jetojë përjetë. Sa shumë zihet, sikur do jetojë përjetë. Sa shumë hipokrizi ka, sa smirë ka, sa inat ka, sa xhelozi ka, sa intriga ka, sa poshtërsi ka, mbase ngaqë mendon se do jetojë përjetë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sot Gert Bogdani teksa varrosej, a pa gjithçka ndodhte rreth trupit të tij që nuk frymonte më? Çfarë mund të ketë qënë duke menduar nga qielli teksa shihte gjithë skenën?
    Atë politikanin që aq shumë e sulmoi Gertin dhe sot shkonte “me lot në sy” për vajtimi e tij, atë kolegun që bëri gjithçka që Gerti mos ishte më deputet, atë maskarain që në çdo kafe që ulej thoshte se familja e Gertit është e blerë nga Soros, e shoqja tjetër kund dhe Gerti tjetër kund. Do ketë parë njerëzit që bënë gjithçka ta hiqnin nga jeta aktive politike, do ketë parë me siguri edhe mediat që sot bënë zhurmë por nesër fokusin e kanë tjetër kund.

    Aty do ketë parë dhe Edlirën. Fëmijët. Familjarët. Shokët. Kushedi ç’do ketë menduar. Sa pendim do ketë patur që nuk u kushtoi më tepër kohë, më tepër vëmendje. Sa pendim që ishte marrë me këta maskarenjtë që sot shtiren e sa zemërkëputur që nuk qëndroi pak më tepër, vetëm pak më tepër me të dashurit e vet. Askush më tepër se ta nuk e meritonte kohën e Gertit.

    Kështu mbase ndodh me të gjithë ne. Me qenien njerëzore. Shqetësohemi aq shumë sa mbase harrojmë dhe vet përjetësinë. Mërzitemi e ndahemi e harrojmë se sa të përkohshëm jemi nën qiell.

    Nuk e kisha thithur më tepër se njëherë cigaren, por ishte djegur vet, aq sa filloi me digjte dhe dorën. Teksa e hodha poshtë, me vete thashe se Gerti pa gjithçka, Zoti pa e di gjithçka, QIELLI SHEH GJITHÇKA…

    Reflektim
    Kolonjë, foto shkrepur sot

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kolonje slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Fuat Hoxhallari/ Njeriu që sfidonte me besim të fortë diktaturën

    July 18, 2023

    ALBANI/Harta e rrallë e Shqipërisë në botimin e 1493, Serbia, Bullgaria etj nuk ekzistonin

    November 1, 2023

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.