Kryeministri i vendit Edi Rama mesa duket vëmendjen ndaj zonave turistike e ka të shtuar këtë vit, e kjo duket nga promovimi që ai i bën secilës prej tyre.
Ajo çka bie në sy është reklamimi i zonave turistike dhe kulturore të Kolonjës, çka ndodh së tepërmi në faqen zyrtare të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Para një jave ishte vet kryeministri i cili do të bënte thirrje për të vizituar Lixhat e Sarandoporit, ndërkohë që këtë mbasdite ka postuar foto nga fshati turistik i Shelegurit në Leskovik.
Promovim gjithashtu kanë marrë zonat në Pogradec e Korçë, aty ku edhe turistët janë të shumtë në numër ndërkohë që më “të vakët” janë Maliqi, Pusteci dhe Devolli