Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll. Gjatë fjalimit të tij, ai ka komentuar kandidatin e PD në zonë, Bledjon Nallbatin, i cili ushtroi dhunë ndaj një shoferi kamioni.
Rama i drejtohet deputetit të PD-së duke kujtuar Dritëro Agollin, se ky i fundit ishte deputet i devollit në Kuvend asokohe, por sot PD ka sjellë në parlament një rrugaç. Kjo skemë tha Rama, tregon se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri.
“Kemi bërë një udhëtim me makinë së bashku me Dritëro Agollin deri në Korçë. Më pas im atë dhe Dritëro Agolli vajtën në fshatin e tij. Nga kjo më erdhi gjithë retrospektika prej Agollit, përfaqësuesi i Devollit pa kufij. Devolli kishte Dritëro Agollin deputet në Parlament. Ndërkohë, para pak ditësh ju të gjithë ishit dëshmitarë të një skene që tregon se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri.
Dritëro Agolli ishte deputet i opozitës, jo i pushtetit dhe fliste për të gjithë popullin ndërkohë që Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli që unë nuk e di se në cilën vjershë të Dritëro Agollt mund të gjente vend.
Si mundet demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç dhe janë një grup rrugaçësh. E dini shumë mirë se kush është rrugaçi kryesor. E dini pse ky rrugaçi dytësor bën si i fortë dhe pse ndihet me shpatulla të ngrohta. Si mundet të bëhet kjo punë”, tha Rama.


