Ditën e djeshme në një pallat sporti të mbushur përplot me gra e vajza socialiste nga i gjithë qarku juglindor kryeministri Rama ka dhënë lajmin e vitit për qytetin e Korçës.
Rama është shprehur se brenda vitit pritet të përfundojë gazifikimi i gjithë qytetit të Korçës, një projekt pilot i zhvilluar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë azerbajxhanase, ku pritet që të lehtësojë jetesën e qytetarëve korçare përsa i përket ngrohjes por është nevojave të tjera.
Ky është lajmi i vitit duke parë edhe problemet me ndotjen e ajrit në qytet për shkak të djegies së së druve të zjarrit për ngrohje dhe duke marrë parasysh se Korça është një nga qytetet më të ftohta në Republikën e Shqipërisë, gazifikimi pritet të zgjidhë shumë probleme


