Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Reagim zyrtar i Bashkisë Pogradec për projektin e dhënies me qira të tokës shtetërore në Çerravë

    Aktualitet November 11, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bashkia Pogradec ka reaguar lidhur me debatet e fundit që kanë shoqëruar projektvendimin për “Dhënien me qira të sipërfaqeve tokë shtetërore në Çerravë”, duke sqaruar se projekti është rishikuar pas konsultimeve me banorët dhe nuk prek zonat me status kullotë.

    Sipas njoftimit zyrtar, projektvendimi fillestar parashikonte një sipërfaqe prej 65 hektarë e 8459 m², por pas pesë takimeve konsultative me banorët e zonës, sipërfaqja u reduktua në 34 hektarë e 6660 m², që ka statusin “pemtore”. Banorët kishin kërkuar që nga harta të hiqeshin zonat që përdoren për blegtori, kërkesë që u pranua nga Bashkia.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ky version i rishikuar u diskutua sërish me përfaqësues të fshatit dhe, pas dakordësisë parimore, u paraqit për miratim në Këshillin Bashkiak. Projektvendimi u miratua me 19 vota pro, pas sqarimeve të specialistëve që garantuan se nuk preken sipërfaqet e kullotave.

    Në mbledhjen e Këshillit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të banorëve të Çerravës, ku gjatë debatit pati momente tensioni dhe përdorim të fjalorit fyes ndaj anëtarëve të Këshillit. Pas votimit, një prej përfaqësuesve të fshatit u përfshi në përplasje verbale dhe fizike, situatë që tashmë është referuar pranë organeve ligjzbatuese për sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësive.

    Në përmbyllje të reagimit, Bashkia Pogradec thekson se ka të gjithë të drejtën ligjore për mbrojtjen dhe administrimin e tokës shtetërore në territorin e saj dhe për dhënien me qira të saj për individë apo subjekte me qëllim zhvillimin ekonomik.

    Institucioni bën me dije gjithashtu se mbetet i hapur për dialog dhe konsultim me komunitetin, duke dëgjuar dhe reflektuar mbi shqetësimet e qytetarëve, ashtu siç është vepruar edhe në rastin e banorëve të Çerravës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.