Pas reagimeve publike të deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, lidhur me shpërndarjen e ndihmave humanitare, Kisha Ungjillore Libonik ka reaguar me një deklaratë zyrtare.
Në njoftim, theksohet se ndihmat janë pjesë e një projekti 3-vjeçar në bashkëpunim me fondacionet “Duart që Sigurojnë” dhe “Hope for Albania”, me synimin për të ndihmuar familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht në zonën e juglindjes.
Kisha shprehet se distancohet nga çdo gjuhë denigruese që synon të baltosë punën e saj shumëvjeçare në shërbim të komunitetit. Po ashtu, konfirmohet se të gjitha sqarimet përkatëse janë dhënë në komisariatin e Maliqit nga pastori Plator Çollaku, si dhe nga gratë përfituese të ndihmave humanitare.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se janë informuar edhe institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare që monitorojnë liritë dhe çështjet e besimit fetar.
Reagimi i kishës Ungjillore Libonik-Maliq:
Deklaratë zyrtare
Lidhur me reagimet e fundit të deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Z.Edmond Spaho, përsa i përket ndihmave humanitare të shpërndara nga Kisha Ungjillore Libonik, Fondacioni “Duart që Sigurojnë” dhe Fondacioni “Hope for Albania”
Ky është një projekt 3 vjeçar në bashkëpunim me disa fondacione humanitare për të ndihmuar familjet në nevojë jo vetëm në zonën e juglindjes por gjithë Shqipërisë, duke përfshirë miell dhe paketa të tjera ushqimore
Kisha Ungjillore Libonik distancohet nga gjuha denigruese e kujtdo që kërkon të baltosë punën disavjeçare.
Të gjitha sqarimet përkatëse janë bërë në komisariatin e Maliqit nga pastori Plator Çollaku dhe gratë të cilat kanë përfituar ndihmat humanitare dhe në të njëjtën kohë po informohen dhe institucione të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare që monitorojnë çështjet e besimit


