Saleh Nasr u shndërrua në heroin e Skënderbeut në duelin ndaj Bylisit, teksa arriti të realizonte dopietë në triumfin 0-3 që skuadra korçare arriti në transfertë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “RTSH Sport”, sulmuesi egjiptian deklaroi:
“Jam i kënaqur të shënojë këto 2 gola. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kishim shumë respekt për Bylisin, kishim dy mundësi dhe arrita të shënoja. Humba një mundësi, por nuk ka problem sepse ja dola të shënoja. Arrita të realizoja 2 herë, duket sikur jam në formë të mirë.
Ajo që është më e rëndësishme është që nuk pësuam gol. Nuk kam pasur asnjë problem te Teuta. Kam pasur momente të mira, kam miq të mirë atje. Ndoshta ndodhi një problem i vogël, nuk mund ta them se çfarë problemi ishte, por e zgjidhëm. E lashë skuadrën me gjithë respektin dhe i uroj gjithë të mira Teutës.
E di që kemi përballje kundër Teutës, por kjo nuk është shumë e rëndësishme për momentin. Duhet të përqendrohemi te ndeshja me Elbasanin. Besoj që Skënderbeu do të shpëtojë, nëse nuk do të besoja nuk do të vija këtu. Prandaj erdha këtu, erdha që të shpëtoj skuadrën. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshjet e radhës. Gëzuar muajin e Ramazanit të gjithë besimtarëve”, përfundoi Nasr.


