Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Inteligjenca Artificiale dhe arsimi: Si po ndryshon e ardhmja e punës

    September 5, 2026

    Protesta kundër qeverisë mbush 97 ditë, marshim në Tiranë

    September 5, 2026

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia, flet Julian Ahmataj

    September 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Refki Agallari, kosovari që bën “zap” gjithë Antalyan

    Uncategorized November 2, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Para pak ditësh isha në Turqi. Kur hymë në hotel, recepsionistja sheh që jemi shqiptarë. Ja tregon pasaportën tonë një punojësi tjetër dhe sikur u morën vesh me sy për diçka. Filluan të punonin më shpejt sesa për të tjerët, vihej re lehtë.

    Teksa shkoja për në dhomë, një burrë me autoritet, aq sa kamarierët por dhe turistët nuk i afroheshin asaj tavoline, ngrihet në këmbë dhe thërret “Mirëdita vëllezër”

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Mirëdita, qenke shqiptar?

    -Po jam nga Kosova, nga Prizreni. Jam pronari i këtij hoteli. Unë jam Refki Agallar.

    Lere këtë mbiemër ore, se ti e ke Agallari. Nuk ka Agallar në Kosovë. Ka Agallari. Apo ta kanë “mbledhur” turqit?

    Buzëqesh lehtë burri që kishte ca të çara nëpër duar, sikur kishte gjithë jetën nëpër operacione dhe teksa ma jep dorën, e shtrëngon fort dhe thotë – “Jam këtu për gjithçka që do të keni nevojë”

    Këtë fragment e lashë këtu, nuk u mora shumë me kosovarin që i hoqi një “I” mbiemrit të vet, deri në momentin kur taksistët na pyesnin; “Në cili hotel t’u çojmë”

    Teksa i thonim emrin e hotelit, pyesnin për herë të dytë, sikur nuk donin të na çonin aty. Kjo ndodhi me dy tre taksixhinj. Njërin, që fliste mirë anglisht, e zhbirova

    Ore, pse pyete dy herë për emrin e hotelit? Kështu pyesin gjithmonë në Turqi apo çfarë?

    -Arvnaut, aty është Refkiu. Refki kosovari. Zakonisht, hotelet e mira këtu i kanë rusët, duhet të jesh shumë i zoti të mbash një hotel në këtë zonë. Ka shumë kriminalitet. Refkiu është i vetmi kosovar në Kaleiçi që ka duruar.

    Po ju, pse trembeni?

    -Punojësit aty kanë një parullë o arnaut; “Lum kush nuk e provon inatin e një kosovari”

    Më bëri përshtypje gjithçka. Ose jo. Se thjesht një i fortë do jetë. Por kur shihja gjithë punojësit aty me sa zell e dëshirë punonin, pyeta një vajzë të re, afro 20 vjeç. Më tregoi se Refkiu shkonte në çdo sebep familjar të tyre, i mbronte familjet e tyre dhe çdo problem ua zgjidhte.

    Kur ika, kërkova Refkiun ta takoja.

    -O Refki Agallari, lum kush nuk provon inatin e kosovarëve dhe lum kush provon besëlidhjen e tyre.

    Buzëqeshëm, ma shtrëngon dorën aq sa po më dhimbte dhe thotë – Mbiemri im është kosovar, shqiptar, jo Turqia por gjithë bota nuk e ndryshon dot…

    Nga Xhensil Shkëmbi

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Lin Festival 2025: Tradita, arti dhe historia gjallërojnë fshatin piktoresk të Pogradecit

    August 18, 2025

    Firo te Skënderbeu, largohet papritur një nga titullarët e ekipit

    August 8, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Inteligjenca Artificiale dhe arsimi: Si po ndryshon e ardhmja e punës

    September 5, 2026

    Protesta kundër qeverisë mbush 97 ditë, marshim në Tiranë

    September 5, 2026

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia, flet Julian Ahmataj

    September 4, 2026

    Skënderbeu mposhtet 2-1 nga Egnatia në Rrogozhinë

    September 4, 2026

    Tenderat e pastrimit në Korçë: Çfarë konstaton raporti i KLSH

    September 4, 2026

    Deputeti Ilir Pendavinji zhvillon takim me banorët në Bulgarec

    September 4, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia, flet Julian Ahmataj

    September 4, 2026

    Skënderbeu mposhtet 2-1 nga Egnatia në Rrogozhinë

    September 4, 2026

    Tenderat e pastrimit në Korçë: Çfarë konstaton raporti i KLSH

    September 4, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.