Faleminderit Rei Pecani! Klubi korçar zyrtarizon huazimin e lojtarit te Kukësi
Futbollisti Rei Pecani i dalë nga moshat e ekipeve zinxhir të Skënderbeut nuk është më bardhekuq. Të paktën përkohësisht, pasi transferohet në formë huazimi te Kukësi.
Klubi korçar e ka njoftuar në faqen e tij zyrtare këtë transferim, me një falënderim për futbollistin. Mësohet se Rei Pecani është huazuar deri në fund të këtij sezoni të ekipi verilindor.