Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Roza Adhami “Vaçe Zela” e Pogradecit feston ditëlindjen

    Kulturë February 23, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot festojmë bashkë me Ju, e nderuar znj. Roza Dhami Vako.

    Urime, Shëndet dhe Jetëgjatësi!

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Lindur në 22 Shkurt 1946, Roza Dhami Vako, kjo këngëtare e njohur e muzikës popullore qytetare pogradecare, rrjedh nga një familje me tradita në muzikën popullore. Aktivizohet që prej vitit 1965, pranë Ansamblit Artistik të Shtëpisë së Kulturës “Lasgush Poradeci”-në Pogradec dhe në vitin 1968 punon si këngëtare profesioniste pranë estradës së qytetit të Pogradecit deri në vitin 1990, vit gjatë të cilit del në pension.

    Ka kënduar shumë këngë popullore qytetare pogradecare nën shoqërimin e sazeve të qytetit të drejtuara nga mjeshtri Jashar Nazifi brenda dhe jashtë Shqipërisë si edhe nën shoqërimin e këngëtarit tjetër pogradecar Ilmi Sulollari. Ndër këngët e tyre përmendim shumë të njohurën “Po bien tre dajre”. Për veçoritë e saj të interpretimit të këngës popullore është vlerësuar nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë me medaljen “Naim Frashëri, Klasi II”.

    • Në vitin 2005, Bashkia Pogradec i akordon Titullin “Qytetare Nderi”
    • Në vitin 2020, Bashkia Pogradec i akordon Çertifikatën e Mirënjohjes.
    • Në Dhjetor 1966, Roza Dhami merr pjesë në Festivalin e 5-të në RTSH me këngën “Vala E Drinit”.
    • Në Dhjetor 1966, Roza Dhami merr pjesë në Festivalin e 5-të në RTSH me këngën “Kur Bie Fyelli E çiftelia”.
    • Në Dhjetor 1968, Roza Dhami merr pjesë në Festivalin e 7-Të në Rtsh me këngën “Miqësi E Re”.

    Marrëdhënia e saj me këngën ka filluar qysh në moshë të njomë (qysh në kopësht). Më pas gjatë viteve shkollore merrte pjesë si këngëtare në Mbrëmjet shqiptaro-sovjetike, në Korin e Shkollës nën udhëheqjen e profesor Tomor Starova, ku u patën kënduar veç këngëve të tjera edhe “Nabuko” (Verdi), Tabloja muzikore “Borëbardha dhe 7 xhuxhat”, “Mashenka dhe ariu”.

    Gjithashtu është angazhuar edhe në pjesë për balet. Vako ka marrë pjesë në dy Festivale të këngës në RTSH, ku fitoi dy çmime të dyta, dubluar me të madhen Vaçe Zela. Në Estradën e Pogradecit u aktivizua si kengetare dhe si aktore nën shoqërinë e nje kolektivi të mrekullueshëm, me dirigjentë Mihallaq Kole, Kristaq Koci, Adelina Kita, Rajmond Gusho. Pjesë e karrierës së znj. Roza Dhami Vako dhe kolektivit në të cilin bënte pjesë, ishin turnetë nëpër të gjithë fshatrat e rrethit të Pogradecit dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë, ku suksesi ka qenë kryefjala.

    Në Festivalin e Gjirokastrës debutoi me këngët “Kur bie fyelli e çiftelia” dhe “Valët e Drinit”. Në vitin 1991 del në pension.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.