Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rrëfimi i Gvozdenoviç: Duhej një shkundje, ja pse ika nga Skënderbeu

    Aktualitet December 4, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas 2 vitesh të mbushura me suksese dhe arritje të pamenduara në kampin korçar Ivan Gvozdenoviç largohet nga Skënderbeu. Një dorëheqje, që vjen pas një sezoni jo të mirë dhe e ndikuar nga gjashtë ndeshje pa fitore që iu vu vula pas humbjes në Laç. Një humbje që pas të cilës trajneri i Skënderbeu i ka paraqitur dorëheqjen te presidenti Takaj.

    Dorëheqje që është refuzuar fillimisht nga kreu i klubit korçar, por pas insistimit të serbit gjithçka ka marrë një rrugë pa kthim. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, Gvozdenoviç tregon arsyet që e çuan të jepte këtë dorëheqje dhe faktin se si e ka përjetuar këtë aventurë te Skënderbeu të mbyllur me një fund të hidhur pas shumë suksesesh.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Largohem me një mal me emocione dhe arritjesh, pasi është një klub që mua më ka dhënë shumë suksese dhe shumë emocione kur kam qenë lojtar. Por më ka dhënë po aq emocione dhe ndjesi të mirë edhe për dy vitet që kam qenë në krye të këtij ekipi. Kam pasur një bashkëpunim të ngushtë me te gjithë pjesëtarët e këtij klubi që dua t’i falënderoj nga i pari deri tek i fundit.

    Jam ndier mirë së bashku me ta dhe jam i emocionuar pas kësaj ndarjeje, por ka qenë diçka e duhur që duhet të ndodhte, pasi nuk kishim një ecuri të mirë dhe në kushte të tilla mendoj se duhej një shkundje. Pra, unë lashë mënjanë të gjitha emocionet dhe vendosa ta jap unë shkundjen që na ka kunguar në këto javë.

    Nuk është një lamtumirë nga ana ime, por një mirupafshim, pasi ky klub dhe këto ngjyra, ky qytet dhe këta tifozë janë pjesë e zemrës sime. Jam i bindur që do të rikthehem në një tjetër moment dhe do të vijojmë së bashku sukseset e arritura ndër vite në një tjetër nivel. Kështu që largohem me shpirtin plot dhe mbi të gjitha në mirëkuptim të plotë me drejtuesit e klubit të cilët i falënderoj për gjithçka që kanë bërë në këto dy vite”, theksoi fillimisht Ivan Gvozdenoviç.

    DORËHEQJA – I ndalur më pas tek kushtet që e detyruan të merrte një veprim të tillë, Gvozdenoviç shpjegoi se nuk ka qenë e thjeshtë as të vendoste për të lënë drejtimin e klubit dhe as të pranohej vendimi i tij nga Takaj.

    “Kam marrë vendimin pas humbjes me Laçin, pasi e pashë që ekipi nuk po funksiononte më ashtu siç unë e doja dhe siç unë e kisha punuar. Kemi pasur disa rezultate jo të mira dhe mbi të gjitha mungesë fati në këtë kampionat. Ndaj pas humbjes së fundit analizova i qetë se ekipit i duhet një shkundje.

    Shkundje, të cilën vendosa t’ia jap unë me largimin tim. Jam i bindur se ky ndryshim do të ndikojë për mirë dhe i sigurt se kush do të jetë në krye do të bëjë shumë më mirë se kjo periudhë që po kalonim. E dua shumë këtë ekip dhe më dhembte ta shihja në këtë pozicion.

    Fola me presidentin pas ndeshjes me Laçin dhe ai në mënyrë kategorike e përjashtoi një dorëheqje. Më pas fola të nesërmen në mëngjes dhe sërish u përballa me një refuzim kategorik.

    Ndërsa herën e tretë i shpjegova gjithçka që duhet të shkundemi dhe shkundjen po e jap unë. Pas insistimit tim Takaj vendosi të pranojë dorëheqjen. Kjo ishte e gjitha ajo që ndodhi në ato pak orë pas ndeshjes me Laçin” vijoi Gvozdenoviç.

    URIMI – Në fund trajneri bardhekuq nuk kishte si të mos e mbyllte me një urim.

    “Falënderoj të gjithë nga presidenti deri tek tifozi më i thjeshtë për atë që më kanë falur këto dy vite si trajner. Jam ndjerë mirë falë mbështetjes dhe përkrahjes së tyre.

    Do të rikthehem sërish. Jam i bindur dhe atëherë do të kemi akoma edhe më shumë suksese. Deri atëherë i uroj klubit ekipit dhe gjithë qytetit të Korçës vetëm suksese dhe arritje”, mbylli prononcimin e tij trajneri korçar.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore slide Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.