Mjekja e shërbimit Jusilda Dervishi ka bërë me dije se vetëm nga janari i këtij viti dhe deri tani janë 53 raste me kancer gjiri, 4 prej te cilëve raste meshkuj.
Sipas mjekes rastet më të shumta janë në zonat rurale, kryesisht në fshatrat me popullsi me të madhe.
Shtim i rasteve ka ardhur dhe për shkak të interesimit të femrave për të kryer në veçanti mamografine, interes që sipas saj nuk ka qenë më parë.
Ndërkohë që nga shërbimi spitalor është vënë në dispozicion dhe mamografine lëvizëse.
Mjekja ka bërë me dije se në spitali e Korçës ofrohen të gjitha shërbimet, përfshi këtu kimi terapinë.
Gjatë muajve të këtij viti janë kryer me shume se 800 mamografi aq sa janë kryer gjatë gjithë vitit të kaluar