Buxheti i bashkisë Devoll për vitin 2024 kap shifrën e mbi 585.5 milion lekë, një vlerë më e lartë se ajo e vitit të kaluar. Burime zyrtare nga bashkia bëjnë me dije se sa i përket investimeve do të vijojnë të zbatohen ato që kanë nisur, më konkretisht përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshatra.
Po ashtu do të vijojë edhe projekti i përmirësimit të kushteve të banimit për komunitetet e pafavorizuara, i cili zbatohet prej disa vitesh në Bashkinë e Devollit. Këtë vit nga ky projekt do të përfitojnë 102 familje.
Gjatë këtij viti nuk do të mungojë vëmendja e bashkisë edhe për organizimin e një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim zhvillimin e turizmit në zonë dhe të ekonomisë lokale.