Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rritja e tarifës së pastrimit për biznesin në Pogradec/Bashkia hoqëm barrën ndaj familjeve

    Ekonomi November 22, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bashkia Pogradec ka falë me njoftim për qytetarët mbi paketën fiskale.

    Ja ndryshimet që ka propozuar;

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Institucioni i Bashkisë Pogradec, Këshilli Bashkiak dhe këshilltarët në javët e kaluara zhvilluan konsultimet publike me banorë dhe bizneset e të gjithë territorit që mbulon bashkia sipas parashikimeve ligjore. Ndërkohë po publikojmë këtë informacion për të qenë sa më korrektë dhe transparentë në lidhje me Paketën Fiskalë 2024 edhe për ata banorë apo biznese që kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në dëgjesat e organizuara, ose që nuk kanë patur mundësi për të marrë pjesë. Kalendari i takimeve ka qenë i publikuar në faqen zyrtare të bashkisë por edhe në median e qytetit.

    Përpara se të bëjmë një sqarim të përgjithshëm, bëjmë me dije se të gjitha ndryshimet që vijnë në paketën fiskale 2024 janë si pasojë e rritjes së kostove, indeksimit të çmimeve, rritjes së vazhdueshme të pagës minimale etj.

    Duhet theksuar se Bashkia Pogradec ka vendosur të ecë me parimin që: Kush ndot më shumë paguan më shumë” kjo e parashikuar edhe në ligjin 10431.Dt.05.06.2011, referuar nenit 12 të këtij ligji.

    Deri vitin e kaluar barrën më të madhe për tarifën e pastrimit e mbanin familjet dhe jo bizneset, e ndarë në përqindje ajo ishte:

    • 60 % të barrës familjet
    • 40% të barrës bizneset

    Me ndryshimet që kemi propozuar ne synojmë që të lehtësojmë familjet dhe ai që ndot më shumë(biznesi) të paguajë më shumë dhe barra ndryshon si më poshtë vijon:

    • 45 % të barrës familjet
    • 55% të barrës bizneset

    Sqarojmë se Bashkia Pogradec paguan Operatorin Ekonomik i cili bën pastrimin dhe transportimin e mbetjeve urbane si edhe tarfiën vjetore pranë landfillit të Maliqit për depozitimin e mbetjeve në bazë të peshës, tarifë e cila arrin në vlerën e 28 milionë lekëve të rinj dhe që paguhet 100% nga vetë institucioni, pavarësisht sasisë së mbetjeve që gjenerojnë subjekte të caktuara. Prandaj edhe për këtë arsye secili biznes do të tarifohet në bazë të ndotjes që shkakton. Më poshtë(foto) do të gjeni edhe një analizë pikëzimi të kategorizimit të ndotësve(bizneseve).

    PËR FAMILJET, NGA NDRYSHIMET E PROPOZUARA NUK PREKEN

    -4082 familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike

    -728 familje me kryefamiljarë pensionistë

    -567 Kryefamiljare gra dhe pensionistë të vetmuar të cilët paguajnë zero tarifa dhe taksa vendore.

    Pra, jemi kudjesur që familjet në nevojë, gratë kryefamiljare dhe pensionistët të mos kenë asnjë kosto të shtuar.

    PËR BIZNESET NDRYSHIMET QË PROPOZOHEN

    Ashtu si thamë edhe më lart në bazë të ligjit 10431.dt05.06.2011 në neni n 12 theksohet se “Kush ndot shumë paguan më shumë” Nga analiza që Operatori Ekonomik ka realizuar dhe sjellë pranë bashkisë por edhe nga punonjësit e supervizimit të këtij shërbimi rezulton se:

    – Bar-Restorantet, Hotelet, Fast Food-et, agrobizneset, magazinat ushqimore, industriale, prodhuese dhe serviset e makinave janë ndotësit më të mëdhenj dhe sipas pikëzimit të përdorur nga 1 në 5, kanë nivelin 5, si ndotës më të mëdhenj do të kenë pagesë në përqindje më të lartë se bizneset e tjera, pra tarifa e tyre rritet me 100%.

    -Bar Kafe-të vlerësohen me pikëzim ndotjeje 4 dhe rritjen e kanë me 50%

    -Parukeri, berber, estetikë vlerësohen me pikëzim 3 dhe kanë rritje me 40 %

    -Gjithë bizneset e tjera kanë rritje vetëm me 20 %

    BIZNESET QË PËRFITOJNË LEHTËSIME

    -Përjashtohen nga taksat OJF-të

    -Bizneset e Artizanatit paguajnë zero tarifa dhe taksa

    -Bizneset e reja që punësojnë mbi 25 punonjës, paguajnë 25% më pak tarifa për vitin e parë

    -Bizneset që hapen nga persona deri në 25 vjec paguajnë 25% më pak tarifa për vitin e parë

    -Bizneset që drejtohen nga gratë, paguajnë 20% më pak për vitin e parë

    NDRYSHIMET E PROPOZUARA PËR TARIFËN E UJIT TË PIJSHËM

    Shoqëria Rajonale e Ujësjellës kanalizime Pogradec është shoqëri aksionare. Si e tillë të gjitha shpenzimet e mirëmbajtjes, investimet, pagat e punonjësve , pagesat e shërbimeve që merr i mbulon me të ardhurat e veta. Me rritjen e vazhdueshme të pagës minimale e cila nga 24 mijë lekë të reja në vitin 2020 në 45 mijë lek të reja arrin në mars 2024 ka shënuar një rritje të shpenzimeve të këtij instucioni me më shumë se 100%.

    Për rrjedhojë është propozuar për marrje pëlqimi në këshill bashkiak rritja e tarifës së furnizimit me ujë të pishëm dhe largimin e ujerave të përdorura me një vlerë prej 8 % .

    -Për familjet në qytetin e Pogradecit dhe NjA Bucimas tarifa është 60 lek për metër kub, propozohet 65 lek për metër kub.

    -Për familjet në fshatrat e NjA të tjera, tarifa është 30 lek për metër kub dhe propozohet 35 lek për metër kub.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Agjencia e Kontrollit të Territorit sjell frymën e solidaritetit në Pogradec në prag të Vitit të Ri

    December 30, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Maliq/ Sekuestrohen mijëra kapsolla piroteknike, procedohet penalisht pronarja e një marketi

    December 31, 2025

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025

    Agjencia e Kontrollit të Territorit sjell frymën e solidaritetit në Pogradec në prag të Vitit të Ri

    December 30, 2025

    Bllokime në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë – Protestë në Greqi dhe aksident në Maqedoninë e Veriut

    December 30, 2025
    Më të klikuarat

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    August 31, 2023

    Dokumentari “Shqipëria nëpër filmat e huaj” vjen në Korçë këtë fundjavë

    August 30, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.