12 orë pasi kanë pushuar reshjet e dëborës e gjjthë juglindja e vendit është e zbardhur dhe ka marrë pamje fatastike.
Nga Qafë Thana në Pogradec nga Pogradeci në Korçë, Dardhë, Voskopojë, Bilisht e Kolonjë të gjitha akset nacionale janë të hapura ehe qarkullohen pa problem.
Është momenti që të shijoni bardhësinë e dimrit dhe bukuritë e zonave turistike të juglindjes.
Lini, Tushemishti, Driloni, Dardha; Voskopoja, Sinica, Arrëza, Vithkuqi, Sheleguri, Leskoviku janë destinacionet që ju sugjerojmë të qëndroni dhe të shijoni borën, shërbimin dhe qetësinë.
Autoritetet kanë punuar në çdo zonë prandaj, mos qëndro në shtëpi. Vishu trashë, buzëqeshjen me vete dhe bujt në juglindje të vendit