SafeJournalists ka reaguar në lidhje me rastin e sulmit verbal të deputetit Edmond Spaho ndaj gazetarit Xhensil Shkëmbi, duke shprehur solidaritet të plotë me këtë të fundit dhe duke kërkuar ndalimin e gjuhës frikësuese ndaj gazetarëve.
“SafeJournalists shpreh solidaritet me gazetarin Xhensil Shkëmbi dhe i kërkon deputetit Spaho dhe figurave të tjera publike të përmbahen nga gjuha dhe veprimet që mund të frikësojnë gazetarët,” thuhet në deklaratën zyrtare të publikuar më 25 prill.
Platforma rajonale nënvizon rëndësinë që ka liria e medias dhe i bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të garantojnë një klimë të sigurt dhe të lirë për punën e gazetarëve.
“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të respektojnë lirinë e medias dhe të drejtën e gazetarëve për të marrë pjesë në dialogun publik pa frikën e hakmarrjes,” vijon reagimi.


