Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Selca e Poshtme – Varret Ilire nën sulm: gropa të paligjshme, policia pa asnjë të dyshuar

    Uncategorized July 21, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vijon grabitja e trashëgimisë arkeologjike në zonën e Selcës së Poshtme. Jo më larg se një ditë më parë, në zonën arkeologjike “A” të Varreve Monumentale Ilire, janë konstatuar disa gropa të thella të gërmuara në mënyrë të paligjshme nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se autorët janë në kërkim të metaleve apo objekteve me vlerë të lartë historike e monetare.

    Pas publikimit të ngjarjes, në terren kanë mbërritur specialistë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe inspektorë të policisë. Fillimisht u raportua për një gropë, por kontrolli i mëvonshëm zbuloi tre të tilla, të cilat sipas ekspertëve janë realizuar së fundmi, duke treguar qartazi se grabitësit kanë vepruar për ditë të tëra pa u vënë re.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Arkeologu Florenc Cenolli, përfaqësues i DRTK Korçë, deklaron se: “Gërmime të paligjshme janë konstatuar pranë varrit nr. 3, në pjesën e sipërme të varrit nr. 4 dhe pas pjesës shkëmbore të varrit nr. 5. Nga natyra dhe mënyra e gërmimit dyshohet se kemi të bëjmë me persona me përvojë, jo thjesht amatorë. Është urgjente që në këtë sit me rëndësi të veçantë kulturore të vendosen elementë sigurie për të parandaluar dëmtime të mëtejshme.”

    Pavarësisht seriozitetit të situatës, policia e Pogradecit nuk ka identifikuar ende asnjë të dyshuar, ndërsa nuk dihet nëse mbi këto raste ka nisur një hetim zyrtar.

    Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla. Dy muaj më parë, një banor i zonës kishte raportuar hapjen e një grope të ngjashme nga persona të paidentifikuar, që gjithashtu dyshohet se ishin në kërkim të objekteve të trashëgimisë.

    Siti arkeologjik i Selcës së Poshtme, i shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, përbën një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë Ilire në vend. Degradimi i tij për shkak të mungesës së mbrojtjes rrezikon të fshijë pjesë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    demtime hetime kryesore Selce e poshtme slide Varret Monumentale Ilire
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Anastas Janullatos, njeriu që ringjalli Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

    November 4, 2025

    Ata që i dhanë zë Korçës për një shekull – Kujtesë për korin legjendar “Lira”

    November 4, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025

    Anastas Janullatos, njeriu që ringjalli Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

    November 4, 2025

    Ata që i dhanë zë Korçës për një shekull – Kujtesë për korin legjendar “Lira”

    November 4, 2025

    Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, në një vizitë zyrtare në Bashkinë e Korçës

    November 4, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Universiteti i Korçës sjell për herë të parë në Shqipëri modelimin e sektorit të bujqësisë

    November 3, 2025

    Nisin punimet në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë

    November 3, 2025

    Korça Open Air 2025 – Qielli mbi Korçë u mbush me adrenalinë dhe emocion

    November 3, 2025
    Më të klikuarat

    Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë

    October 30, 2025

    Pogradec-Korçë/Kontrolle dhe verifikime intensive, kundër zënies dhe shfytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave

    November 1, 2025

    Shkarkime në Policinë e Korçës pas ngjarjes në Devoll, largohet drejtori Erion Ahmeti, pezullohet zëvendësi Hajri Kushe

    November 1, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.