Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Sërish zjarr në lokalin e Noizyt, këtë herë dëmin ja bën nipi i tij

    Kronikë June 29, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka marrë flakë gjatë natës lokali i këngëtarit të njohur Noizy në zonën e Currilave të Durrësit. Kjo është djegia e dytë, që dyshohet sërish të jetë e qëllimshme, brenda këtij muaji në lokalin në emër të babait të tij B. Rajku.

    Vet Rigelsi ka deklaruar se zjarri është vënë nga një familjari i tij. Ai ka trembur fillimisht rojet dhe më pas ka vazhduar me zjarrvënien. Autori është kapur në flagrancë nga forcat policore.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe një autoambulancë.

    Zjarri në herën e parë të këtij muaji u njoftua nga vetë biznesi se ka qenë si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Ndryshe, prej vitesh Noizy përveç muzikës ka investuar kohën e tij edhe në fushën e biznesit dhe lokali nuk është veprimtaria e tij e vetme në biznes.

    Njoftimi i Policisë;

    Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e tre rasteve të zjarrvënieve ndaj biznesit dhe banesës së të njëjtës familje.

    I vuri 2 herë (mëngjesin e sotëm dhe më datë 11.06.2023) zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

    I ndaluari, lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar.Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

    Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 26 vjeç.

    Nga veprimet e shpejta dhe profesionale policore, 26-vjeçari (lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar) u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit B. R.Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

    Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025

    Histori / Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, sot pas 105 viteve

    December 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.