Vetëm 10 minuta larg Leskovikut, Sheleguri është perla turistike e Kolonjës.Fshati i cili vitet e fundit ka marrë investime në restorte dhe bujtina, mes natyrës së paprekur nga dora e njeriut, qetësisë që ky vend fal, rezervuarit i cili përdoret dhe për canoe nga turistët, është një nga destinacionet më të pëlqyera nga vizitorët shqiptarë e të huaj.
“Unë kam filluar ca ditë pushime, pushimet e mia më të bukura mu duken këtu në Sheleguri. Qenka shume mire, shumë pastër shumë bukur. Aq më mirë që ne shqiptarët anojmë nga çmimi, çmimet janë të favorshme për ne. Më tepër këtu ushqimi klima, do kthehem përsëri ” – tregon një vizitor nga Tirana.
Një turiste nga Brazili tregon eksperiencën e saj në Shelegur.
“Unë vij nga Brazili, vendosëm të vizitojme këtë vend të Shqipërisë, kemi ardhur prej 15 vitesh në Shqipëri por këtu natyra është fantastike, ushqimi, çmimet njerëzit, e duam Shqipërinë. Kam 10 ditë në Shqipëri por ky është vendi më i bukur deri tani, gjëja e preferuar është gjumi, bëhet i qetë këtu, duket si magji”
“Vij nga Italia , kemi planifikuar një Tour në Greqi por kaluam me pare këtu. Ky është vendi më fantastik në Shqipëri, ne na pëlqen shumë, erdhëm thjesht për të parë por mikpritja e njerëzve na mbajti më tepër se aq. “ – thotë një italiane.
Rruga e cila lidh Leskovikun me Ersekën po rikonstruktohet çka pritet të sjellë më tepër turistë në këtë fshat turistik