Deri para disa vitesh shkolla fillore e fshatit Kapshticë vetëm pak kilometra larg qytetit të Bilishtit ka patur me shume se 40 nxënës.
Emigracioni ka përfshirë dhe këtë fshat, ashtu si dhe fshatrat e tjerë të Devollit. Lëvizja drejt vendit fqinj Greqisë ka bërë atë që nga njëri vit në tjetrin numri i nxënësve në këtë shkollë të jetë më i pakët. Për të ardhur në vitin 2023 me vetëm 4 nxënës, dy prej të cilëve janë paraqitur në ditët e para të shkollës tashmë me një klasë kolektive.
Setali Mane, ish mësues tregon se para 15 vitesh shkolla e Kapshticës ka patur 4 klasa me nga 15 nxënës. Sipas tij dy kanë qenë arsyet e uljes së numrit të nxënësve në këtë shkollë, emigracioni dhe lindjet e pakta.
Dhe banorët e tjerë pranojne faktin se emigracioni ka ndikuar në uljen e numrit të nxënësve në shkollën e Kapshticës.
Në qarkun e Korçës janë mbyllur 3 shkolla për këtë vit të ri shkollor, të treja në zona malore aty ku numri i banorëve për shkak të emigirimit por dhe migrimit ka ardhur në rënie e për rrjedhojë e numri i nxënësve është më i pakët. Vetëm këtë vit në klasë të parë në gjithë Qarkun e Korçës ka 228 nxënës me pak


