Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Shkolla “Sevasti Qiriazi” në Korçë, model i qendrës komunitare dhe arsimit gjithëpërfshirës

    Aktualitet November 25, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi para disa ditësh shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë, e cila iu nënshtrua rishtazi rikonstruksionit të plotë me klasa të reja, laboratorë, bibliotekë e terrene sportive që garantojnë kushte më të mira mësimi dhe veprimtarish pas shkollore për 703 nxënësit dhe stafin e mësuesve të kësaj shkolle.

    Gjatë inspektimit të mjediseve të shkollës, e shoqëruar nga prefekti i Korçës, Nertil Jole dhe kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, ministrja Kumbaro theksoi se buxheti i vitit 2026 për arsimin, përveç investimeve në infrastrukturën e shkollave dhe mbulimin me mësues ndihmës, oficerë sigurie dhe shërbim psiko-social, parashikon edhe një rritje pagash për mësuesit prej 36 mijë lekësh në vit si pjesë e një mekanizmi që synon të nxisë motivimin dhe të lehtësojë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Më vjen shumë mirë që shkolla “Sevasti Qiriazi” përveçse është e pajisur me një infrastrukturë moderne të laboratorëve dhe mjediseve, veç fëmijëve edhe mësuesit mund të punojnë në kushte më të mira. Do të vazhdojmë të punojmë jo vetëm për fëmijët, por edhe mësuesit, sepse duhet të jenë edhe ata mjaftueshëm të motivuar. Me buxhetin e vitit 2026 do të ketë edhe një rritje rrogash për të gjithë mësuesit prej 3 mijë lekësh në muaj, në vijim të një periudhe të gjatë të rritjeve të pagave”, theksoi Kumbaro.

    Kjo shkollë është edhe qendër komunitare dhe ka të përfshirë edhe programin “Art dhe Zeje”.

    “Një investim kaq i madh me të tilla kushte si kjo shkollë mund të jetë pjesë e komunitetit, duke u siguruar fëmijëve edhe aktivitete pas mësimit. Çdo aktivitet pas mësimit ka qëllim t’u ofrojë atyre disiplinë në edukim, por edhe zbavitje. Rritja e pagave për vitin 2026 është pjesë e një mekanizmi motivimi që ndodh nga viti në vit sepse nuk mund të kemi mësim të mirë me mësues të pakënaqur. Prandaj qoftë investimet në shkolla, rritja e rrogës, mbulimi me mësues ndihmës, oficerë sigurie, shërbim psikosocial, janë të gjithë pjesë e një mekanizmi për të lehtësuar procesin mësimor”, u shpreh Ministrja e Arsimit.

    Në mjediset e shkollës “Sevasti Qiriazi” është krijuar dhe një qendër burimore që ofron shërbim dhe mbështetje me mësues ndihmës për 11 fëmijë me aftësi të veçanta në këtë shkollë.

    “Ne kemi ulur numrin e fëmijëve për një mësues ndihmës, për t’i dhënë vëmendje këtyre fëmijëve që duhet të jenë pjesë e gjithëpërfshirjes, prandaj përveç mësuesve ndihmës shkollat i pajisim dhe me një infrastrukturë të dedikuar”, përfundoi ministrja Kumbaro

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.