Para disa ditësh udhëtova nga Korça në Gjirokastër.Kisha nja 5 vjet pa kaluar në këtë zonë. Sivjet një behar i mbarë plot rreshje shiu dhe kudo jeshillëk që të relaksonte shpirtin.
Ngado natyrë e paprekur nga dora e njeriut. Ishte data 1 Maj dhe nga Korça deri në Tre Urat u këmbyem vetëm me 4 makina. Në Ersekë u ndjeva mirë, pashë njerëz në xhiro dhe plot njerëz në një panair më tutje se spitali në krah të majtë të rrugës.
Rruga Ersekë – Leskovik e bërë në disa lote. Nga Erseka deri në Gërmenj hedhur asfalt i ri por ndoshta as fshesën nuk i kishin kaluar sipër të vjetrit jo më lëng bitumi që s’kanë hedhur që të ngjitej asfalti i ri mbi të vjetrin. Vende vende dalë asfalti i ri sa një pjatë e diku sa një tepsi.
Nga Gërmenji e tutje rruga ishte më mirë por shumë e ngushtë pjesa me asfalt, anash shumë lenë me çakull.Vende vende kishte për tu shkëmbyer mjetet e mëdha.
Në mes të rrugës pamë një kope me dele e dhi bashkë me shqera e keca e dy emigrantë të rinj nga lindja e mesme që i kullosnin.
Gjithë ajo zonë që duhet të mbushej me bagëti të imta dhe koshere bletësh sepse nuk ka ndotje mjedisi as spërkatje por natyrë e virgjër, fatkeqësisht e boshatisur.Të merte malli të shihje frymë njeriu.
Në tre Urat pamë një zonjë police që e kishte marrë rrugën më këmbë drejt Leskovikut,ndoshta ishte banore e zonës.Deri në ura e Kardhiqit në Gjirokastër ku ishin dy policë qarkullimi,u ndjemë si jashtë Shqipërisë, asnjë postbllok policie.
Nga fshati Petran e poshtë ndryshonte situata.Plot turistë polakë dhe disa gjermanë që ushtronin sportin e rafting në lumin Vjosë.
Dita ishte e kthjellët me diell dhe Vjosa kishte një ngjyrë të mahnitshme midis bojëqiellit dhe jeshiles.Midis fshatit Petran dhe Këlcyrës zona kishte marrë gjallëri. Ngado vende për kampinge dhe shtëpi druri që po ndërtoheshin për turistët e huaj që vinin për lumin Vjosë…
Sapo kaluam Këlcyrën situata ndryshonte, në të majtë në uji i ftohtë dy restorante gjigande plot përplot me njerëz.Si 1 Maj që ishte, nga të dyja anët e rrugës mbushur me banorë që festonin me muzik ushqim e pije me vete.
Ngarkesa e rrugës Këlcyrë – Ura e Leklit që lidh me aksin Gjirokastër-Tepelenë kishte kaq shumë mjete sa nga dy krahët nuk parakaloje dot por autokolonë.
Nga Ura e Leklit dhe drejt Gjirokastrës shumë lëvizje më shumë se rruga Korçë – Tiranë.
Andej udhëton pjesa më e madhe drejt Greqisë.