Ndeshja e kupës së Shqipërisë, Skënderbeu – Vora nuk do të luhet të martën për shkak të trashësisë se madhe te dëborës brenda fushës.
Kanë qenë zyrtarët e klubit ata që kanë njoftuar sektorin pranë garave në FSHF për pamundësinë për të larguar dëborën nga fusha e këtij stadiumi.
Në këto kushte, FSHF do të vendosë një datë tjetër për të luajtur ndeshjen mes korçarëve dhe ekipit të Vorës, skuadër që luan në kategorinë e parë.