Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Situatë e rënduar nga reshjet në qarkun Korçë – ekipe të angazhuara në terren, raportohen përmbytje dhe rrëshqitje dherash

    Aktualitet November 21, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Reshjet e pandërprera të natës dhe orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar probleme në disa zona të qarkut Korçë. Prefektura bën me dije se strukturat përgjegjëse po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e dëmeve, ndërkohë që shqetësimet kryesore lidhen me përmbytje në tokat bujqësore, prezencë uji në banesa dhe rrëshqitje dherash.

    Në Bashkinë Korçë, uji ka depërtuar në toka dhe banesa në Lumalas, Bulgarec, Shamoll, Çiflig dhe Turan. Në Dërsnik janë rrëzuar dy shtylla të energjisë elektrike, ndërsa në Qatrom është dëmtuar linja e ujit të pijshëm dhe po kryhen riparime.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në Pogradec, prurjet e larta nga lumenjtë e Vërdovës, Rëmenjit dhe Qytetit kanë sjellë përmbytje në banesa në Rëmenj dhe Gështenjas, si edhe rrëshqitje dherash në Dardhas, Proptisht dhe Çërravë. Ndërhyrje po bëhen në hidrovori e Tushemishtit për të stabilizuar situatën.

    Në Bashkinë Maliq, lumi Dunavec është çarë në disa pika duke përmbytur sipërfaqe bujqësore. Në Vlocisht dhe Sovjan pati ujë në oborre, ndërsa në Sovjan u evakuuan 15 familje gjatë natës. MZSH ndërhyri për normalizimin e gjendjes.

    Në Pustec, janë larguar ujërat nga katër banesa në fshatin Shulin. Situata vazhdon të monitorohet për të shmangur depërtimin në katet përdhese.

    Në Devoll, është raportuar për një shtetase të humbur në fshatin Progër. Forcat e Repartit Ushtarak 1033 Drenovë dhe të Policisë po vijojnë kërkimet, ndërsa niveli i ujit në zonë është në ulje. Përmirësim i lehtë raportohet edhe në Mançurisht. Aksi Sinicë–Arzë është hapur dhe qarkullon normalisht.

    Në Kolonjë, rezervuarët në Helmes dhe Kabash–Leskovik janë në kapacitet maksimal. Probleme janë evidentuar në urat e Qafzezit, Shtikës, Gostivishtit dhe Psarit, me shkatërrime dhe dëmtime në konstruksione. Përmbytje të tokave raportohen në Mollas, Psar, Mesickë, Taç Poshtë, Gostivisht, Qafzez dhe Selenicë. Po ndërhyhet në rrugën Taç Poshtë dhe në aksin që lidh fshatin Gjonc me Prodanin.

    Energjia elektrike – Sipas O.SH.E.E, aktualisht 800 abonentë në qark janë pa energji për shkak të dëmtimeve në disa fidere, mes tyre në zonat e Vithkuqit, Kurteshit, Lozhanit dhe Rehovës.

    A.RR.SH. bën me dije se reshjet kanë sjellë prani uji dhe inerte në aksin Korçë–Ersekë. Gurë dhe rrëshqitje janë regjistruar në akset Zemblak–Goricë, Bilisht–Miras, Maliq–Gramsh, Korçë–Voskopojë dhe rrugën Boboshticë–Dardhë. Pas ndërhyrjes, rrugët janë pastruar dhe qarkullimi vijon.

    Policia e qarkut Korçë ka qenë e pranishme në terren për monitorim dhe ndërhyrje. Janë evakuuar banorë nga banesa të rrezikuara në Pogradec dhe Sovjan të Maliqit, ndërsa është garantuar qarkullimi në akset kryesore.

    Strukturat e emergjencave dhe autoritetet vendore po vazhdojnë punën në terren. Prefektura e qarkut Korçë thekson se situata mbetet e monitoruar nga afër dhe ndërhyrjet do të vijojnë deri në stabilizimin e plotë të gjendjes, me prioritet sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Genti Begolli, doktori që të gjithë e duan

    September 20, 2024

    Rrihet keq pronari i portalit “Pamflefi” në Tiranë

    October 3, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.