Skuadra e Skënderbeut ka pësuar humbjen e parë të sezonit, pasi është mundur me rezultatin 3-2 nga Kastrioti në transfertë.
Një përballje e fortë dhe e luftuar deri në fund, ku korçarët nuk arritën të ruajnë serinë pozitive të rezultateve.
Kastrioti shfrytëzoi më mirë rastet e tij dhe mori tri pikë të rëndësishme përpara tifozëve të vet, ndërsa Skënderbeu do të kërkojë menjëherë rikthimin te fitorja në ndeshjen e radhës.


