Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Skënderbeu kërkon revanshin kundër Dinamos/ Gvozdenoviç ka gjithë “arsenalin” e duhur, për këtë takim

    Aktualitet March 30, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu është gati për ndeshjen e radhës në kampionat në transfertë ndaj Dinamos.

    Kjo betejë konsiderohet tejet e rëndësishme sa i përket objektivit të vendit të katërt për të dyja ekipet, por mbi të gjitha, një takim revanshi për Skënderbeun, që do të kërkojë të kthejë reston e humbjes në shtëpi në fazën e tretë përballë bluve.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në atë ndeshje nuk kanë munguar pretendimet e bardhekuqve në lidhje me gjykimin.

    Në kushte të tilla duket se në kampin e Skënderbeut janë bërë gati për “luftë”, ndaj dhe për këtë pritet që të jetë një ekip i mirëvendosur në fushë dhe mbi të gjitha i motivuar në maksimum për të dalë me pikë të plota nga kjo ndeshje.

    Ndaj edhe për këtë fakt duket se Ivan Gvozdenoviç pritet që të shkojë në Durrës me “arsenalin” e rëndë dhe me një ekip ofensiv në këtë takim.

    Të bindur se vendi i katërt është një objektiv më se i arritshëm, në Korçë mendojnë të hyjnë në çdo ndeshje për ta fituar, ndaj edhe në këtë takim, në bazë të provave të bëra nga trajneri në këto seanca stërvitore, pritet një Skënderbe me rreshtimin 4-3-3.

    Marko Alia do të rikthehet titullar mes shtyllave, teksa në mbrojtje do t’i besohet sërish katërshes së lojtarëve, që kanë bërë mirë në ndeshjet e fundit. Vangjeli në të djathtë dhe Gërxho në të majtë do të jenë krahët e prapavijës, ndërsa Prençi do të kompletojë qendrën e mbrojtjes me një mes Ramos dhe Randir, të cilët janë në balotazh për një vend titullari.

    Para mbrojtjes pritet që të luajë Rabiu, i cili është një lojtar tejet i rëndësishëm për mesfushën korçare, ndërsa para tij Juri dhe Liço do të jenë dy lojtarët e tjerë që do të kompletojnë këtë repart.

    Natyrisht me kapitenin e Skënderbeut, që do të alternohet në fazën sulmuese me brazilianin Juri, ku herë njëri e herë tjetri do të kujdesen për pasimin e fundit. Në repartin e sulmit pritet që Gvozdenoviç t’i besojë treshes së rikthyer në dispozicion të plotë për këtë takim.

    Dy lojtarët e kombëtares U-21 janë gati dhe do të jenë pikërisht ata që do të mbulojnë krahët e ofensivës. Rashica nga e majta e sulmit dhe Nikaj nga e djathta, do të mbështesin Frenklin në majën e repartit të avancuar.

    Me këtë formacion korçarët do të përpiqen të marrin tri pikët në ndeshjen e së shtunës në Durrës përballë Dinamos.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026

    Përplasja me armë në Vlorë, zbardhet dëshmia e Luan Muçës

    September 7, 2026

    Paraja e pistë dhe ekonomia: Efektet e një frenimi të flukseve

    September 7, 2026

    Protesta 100 ditë: Nurellari analizon mesazhin për partitë

    September 7, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.