Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    SKËNDERBEU-LAÇI/ Ndodh gjithçka në Korçë! Vendasit në avantazh pas një penalltie të humbur nga Juri

    Aktualitet September 21, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Laçit në Kategorinë Superiore është një përballje mes dy skuadrave që mbajnë vendet e fundit në renditje. Edhe pse është herët për të gjykuar në këtë moment të sezonit, të dy ekipet duan që të marrin tri pikët për t’i ikur këtij pozicioni dhe një krize që mund të thellohet në javët në vijim.

    Skënderbeu vjen pas dy humbjeve radhazi dhe në shtëpinë e vet, përballë tifozerisë korçarë, do të përpiqet që të kthehet te sukseset për të ngjitur përsëri shkallë në renditje. Ndërsa Laçi kërkon fitoren e parë për këtë edicion në Superiore, ku deri tani ka koleksionuar 3 barazime e 2 humbje.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    LIVE SKËNDERBEU-LAÇI 2-1
    20′ Vaskez, 78′ Bismark / 70′ Traore

    NGJARJET KRYESORE:

    87’ Rashica i lë vendin në fushë Dumfur në radhët e Skënderbeut.

    85’ Dy tentativa radhazi të Melos, i cili me kokë çon sferën në duart e portierit Alia.

    80’ Bibo ndëshkohet me karton të verdhë.

    78’ GOOOL SKËNDERBEU! Juri Merlim ndalet nga Dajsinani në gjuajtjen nga pika e bardhë, por aksioni vazhdon dhe mesfushori prek sferën që kthehet në asist për Bismark, i cili shënon duke kthyer ekipin në avantazh.

    77’ Doka dhe Krasniqi hyjnë në fushë në vend të Vangjelit dhe Janaqit në radhët e Skënderbeut.

    72’-76’ Çuçka rrëzohet në zonë pas një kontakti me Kurtin dhe gjyqtari Koçi bën shenjë nga pika e bardhë. Ai ftohet nga VAR të rishohë aksionin pas protestave të kurbinasve dhe pas vëzhgimit në monitor, i qëndron vendimit të tij.

    70’ GOOOL LAÇI! Prodani harkon nga e majta në mënyrë perfekte, e tillë është edhe e gjuajtja fluturimthi e Traore i cili mposht portierin Alia.

    67’ Prodani nga e majta nis një top interesant në zonë, Gërço devijon aq sa për të mos lejuar Tresën në anën tjetër që të gjuante në portë.

    64’ Opeh i lë vendin Limas në radhët e Laçit.

    62’ Kundërsulm fantastik i Rashicës, i cili del para portës por gjuajtja e tij devijohet jashtë nga Dajsinani.

    57’ Zëvendësime te të dy skuadrat me Lleshin i cili i lë vendin Kurtit, ndërsa Çuçka merr vendin e Nikajt.

    54’ Lleshi ndal në mënyrë të parregullt një kundërsulm, korçarët kërkojnë një karton të dytë të verdhë, por Koçi sinjalizon vetëm faull.

    53’ Një tjetër rrëzim i Nikajt në zonë pas një ndërhyrje të Prodanit, gjyqtari vazhdon lojën dhe VAR konfirmon se nuk ka penallti. (VIDEO)

    52’ Nikaj niset në fundore nga e djathta dhe rrëzohet në një dyluftim me Lleshin. Loja vazhdon me rivënie nga kurbinasit.

    46’ Pjesa e dytë nis me tre zëvendësime te Laçi pasi Cena, Papa dhe Bullari i lënë vendin në fushë Ballhysës, Traore dhe Bibos.

    45’+3’ Mbyllet me avantazhin 1-0 për Skënderbeun pjesa e parë e ndeshjes.

    45’+2’ Pas një goditje këndi, topi harkohet në shtyllën e parë ku Papa me kokë gjuan por gjen përgjigjen spektakolare të Alias.

    45’ Jepen 2 minuta shtesë.

    42’ Juri Merlim ndëshkohet me karton të verdhë gjithashtu për një tërheqje fanelle.

    40’ Cena përfundon në listën e lojtarëve të ndëshkuar me karton të verdhë.

    37’ Gërço nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku Juri nuk arrin për të devijuar në portë.

    36’ Juri pason për Bismark, Opeh gabon kohën e ndërhyrjes por Dajsinani zgjidh gjithçka me daljen e tij duke mbërthyer topin para sulmuesit.

    35’ Laçi merr iniciativën në këto minuta në kërkim të barazimit, por harkimet në zonë nuk gjejnë sulmuesit e kurbinasve.

    31’ Opeh ndëshkohet me një karton të verdhë pas një faulli ndaj Rashicës i cili po nisej në sulm në krahun e majtë.

    26’ Melo gjuan, por sfera devijohet dhe kthehet në asist për Papën. Gjuajtja e këtij të fundit është përsëri e gabuar dhe nuk sjellë rrezik për portierin Alia.

    26’ Tresa nga e djathta pason në qendër ku Rabiu largon topin para gjuajtjes së Bullarit.

    23’ Gërço shfaqet përsëri para Dajsinanit në të majtën, portieri me këmbë ndal gjuajtjen e tij dhe shmang një tjetër gol.

    20’ GOOOL SKËNDERBEU! Pas një goditje nga këndi, topi devijohet nga Gërço dhe shkon te Vazskez i cili i vetëm para portës shtyn sferën në rrjetë.

    19’ Juri nga e djathta e sulmit lëshon një gjuajtje të fortë, sfera devijohet dhe kalon mbi traversë.

    18’ Papa shfaqet i vetëm para portës por nuk ia del të gjuajë siç duhet dhe topi shkon në duart e portierit Alia.

    14’ Bismark niset drejt zonës dhe rrëzohet pas një përplasje me dy mbrojtës të Laçit. Gjyqtari Koçi vazhdon lojën.

    12’ Gërço niset në zonë nga e majta, pas asistit të Janaqit. Gjuajtja e anësorit të mbrojtjes nuk është e duhura dhe topi shkon jashtë.

    9’ Tresa harkon nga e djathta, Bullari ul topin me kokë por sfera shkon në duart e portierit Alia.

    9’ Pas një tjetër harkimi në zonë, Vaskez është në pozicion dhe me kokë largon sferën.

    7’ Një top nga e djathta vë në vështirësi portierin Alia i cili tregohet i pasigurt, por jo mbrojtësi Vaskez i cili largon rrezikun duke çuar sferën në këndore.

    4’ Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, Dajsinani grushton dhe largon rrezikun.

    3’ Lleshi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Bismark i cili po nisej drejt zonës.

    1’ Nis dueli në Korçë.

    FORMACIONET ZYRTARE

    SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Prençi, Gërço, Vangjeli, Janaqi, Rabiu, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark.
    Trajner: Ivan Gvozdenoviç

    LAÇI: Dajsinani, Lleshi, Mjaki, Papa, Opeh, Kryeziu, Prodani, Cena, Tresa, Melo, Bullari.
    Trajner: Armando Cungu

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025

    Simpozium shkencor në Universitetin e Korçës në nderim të intelektualit Llazar Fundo

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025

    Gruri, kultura mbizotëruese në fushën e Maliqit – Bashkëpunim me QTTB Lushnjë për kultivarët me rendiment të lartë

    May 20, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025
    Më të klikuarat

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    “Ajo e listës së mbyllur çirrej në fushatë për listën e hapur”/ Koçibelli, akuza për kandidatët e PD-së

    May 15, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.