Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Skënderbeu rinis nga e para: pas zyrtarizimit të trajnerit, katër blerje të huaja për të ringritur ekipin e volejbollit të femrave

    Aktualitet June 17, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ekipi i volejbollit të femrave i Skënderbeut po përjeton një transformim të thellë në prag të sezonit të ri, duke u përpjekur të ngrihet mbi krizën që ka përfshirë skuadrën. Pas zyrtarizimit të Olsi Haxhillarit si trajner i ri, klubi korçar ka hedhur një hap të guximshëm në merkato me afrimin e katër lojtareve të huaja, që synojnë të sjellin cilësi dhe eksperiencë në një ekip që aktualisht po rindërtohet nga themelet.

    Burime brenda klubit konfirmojnë se janë arritur marrëveshjet me një lojtare amerikane, një braziliane dhe dy serbe, për të cilat pritet edhe miratimi përfundimtar nga Federata Serbe e Volejbollit. Këto përforcime vijnë në një moment kur ekipi korçar është goditur rëndë nga largimet, përfshirë edhe atë të kapitenes Elena Bego dhe disa lojtareve të formacionit titullar që kanë zgjedhur të transferohen në skuadra si Tirana dhe Pogradeci.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Emërimi i Haxhillarit shënon fillimin e një kapitulli të ri. Trajneri i njohur për punën e tij me ekipet e moshave, pritet të sjellë një frymë të re, të përqendruar në ndërtimin afatgjatë dhe formimin e një bërthame të qëndrueshme. Megjithatë, klubi ka vendosur të mos e lërë në duart e kohës dhe talenteve të reja fatin e sezonit që po afrohet. Pikërisht për këtë arsye, përfshirja e lojtareve me përvojë ndërkombëtare shihet si një strategji e menduar për të ruajtur konkurrueshmërinë në një kampionat gjithnjë e më pretendent.

    Me Haxhillarin në krye dhe një grup të ri lojtaresh që pritet të zyrtarizohen së shpejti, klubi synon të japë sinjalin se Skënderbeu i volejbollit nuk është në tërheqje, por në rindërtim. Dhe kjo, si gjithmonë në sport, mbetet një sfidë, por edhe një mundësi.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Blerje te reja Merkato e veres Skënderbeu Skuadra ne rindertim slide Volejbolli i femrave Zyrtarizimi i trajnerit
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.