Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Sofokli Koci/ 8 vite pa skulptorin e famshëm pogradecar

    Personazh February 8, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Emri i skupltorit pogradecar Sofokli Koçi tashmë ka zënë vend në historinë e artit shqiptar si një nga figurat e rëndësishme të skulpturës shqiptare të shekullit XX. Sofokli Koçi është pjesë e brezit të skulptorëve shqiptarë që kryen studimet në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, në fillimin e viteve ’70 të shekullit XX. Babai, Sotir Koçi, ishte nëpunës.

    Skulptori Koçi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe vazhdoi studimet për skulpturë në Institutin e Lartë të Arteve në atelienë e skulptorit Muntaz Dhrami. Pas studimeve, Koçi ishte skulptor – modelist në fabrikën e porcelanit, Tiranë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Artisti Koçi ka qenë pjesëmarrës në ekspozitat kombëtare duke filluar nga viti 1974 e në vazhdim. Krijimtaria e tij i përket realizmit socialist shqiptar dhe në artin e tij ai trajtoi skulpturën e rrumbullakët, relievin dhe ishte bashkautor në disa monumente me skulptorin Muntaz Dhrami.

    Tematika e artistit Koçi është ajo historike (kryesisht nga Lufta Nacionalçlirimtare) dhe ajo e ndërtimit socialist (kryesisht me figura rinore dhe nga folklori). Nga krijimtaria e gjatë e artistit Sofokli Koçi mund të kujtojmë “Luftërat e Batos” (1981) në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë; Relievi në Muzeun Historik, Skrapar; në Muzeun e Tërbaçit (Vlorë); Portreti i skulptorit Odise Paskali; cikli i portreteve të ndryshme në disa muze (Korçë, Pogradec, Durrës).

    Në disa prej punimeve të tij, që ruhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ai preferonte t’i realizonte kompozimet vetëm me një figurë si: “Tokë e begatë” (1977, GKA); “Hekurkthyesi” (1980, reliev, GKA); “Pranvera” (1981, bronz, GKA); “Ditë feste” (1984, GKA, bronz); “Valltari” (1984, GKA); “Nusja” (1989, qeramikë, GKA). Artisti Koçi ka realizuar një cikël portretesh të njerëzve të thjeshtë, si dhe të personaliteteve të artit shqiptar, ku mund të kujtojmë portretin “Punëtori” (1984, dru, GKA); portretin e piktorit Abdurrahim Buza (1982, GKA); portretin e skulptorit Odise Paskali (1986, bronz, GKA).

    Në këto portrete dallohet qartë vërtetësia dhe psikologjia e figurave të njohura të realizuara me një plastikë të “rrjedhshme” dhe delikate. Në punimet e Koçit ndihet pulsi i një artisti të fuqishëm që ka ditur të ndërtojë figura të vrullshme në lëvizje, po aq sa të krijojë me një delikatesë magjike figurat femërore, ku shihet ndikimi i skulpturës bashkëkohore dhe asaj klasike. “Nusja” – qeramikë, është shembulli më tipik i shpirtit të tij krijues delikat.

    Në Galerinë Kombëtare të Arteve janë koleksionuar 17 punime të skulptorit Sofokli Koçi, duke filluar nga viti 1974, një koleksion që e prezanton artistin denjësisht përpara publikut artdashës. Pas viteve 1990, skulptori Sofokli Koçi jetoi dhe krijoi kryesisht në qytetin e Pogradecit, ku dhe ka lënë disa nga krijimet e tij të fundit.

    Sofolkli Koci ndërroi jetë më më 27 nëntor 2016,

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Mirëmbajtja e infrastrukturës në Pogradec: Shërbimet dhe struktura

    August 17, 2026

    Bramo sjell “Hëna Gënjeshtare”, një udhëtim mes dashurisë

    August 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026

    Shërbimi i parë i geriatrisë në Shqipëri nis nga Korça

    August 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Lavdari me 20 familje mbledh emigrantët, kërkohet rruga

    August 11, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.