Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Sofra Edon në Pogradec, vendi ku duhet të shkoni të paktën njëherë

    Aktualitet June 24, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përgjatë viteve të fundit pushuesit vendas dhe të huaj janë mjaft përzgjedhës edhe sa i përket kulinarisë që ofrojnë zonat turistike. Në Pogradec krahas natyrës, liqenit dhe çdo mundësie tjetër, një nga elementët kryesorë tërheqës është edhe kulinaria. Në këtë shkrim të shkurtër do ju sjellim në vëmendje një restorant të ri si Sofra Edon, i cili duhet të jetë patjetër në listën tuaj të restoraneve kur të jeni në Pogradec.

    Sofra Edon është një sipërmarrje e dy vëllezërve binjakë të cilët kanë përfunduar studimet e larta për menaxhim turizmi. Pas një eksperience të gjatë si kamarierë, kryekamarierë dhe menaxherë të hoteleve dhe restoranteve në Pogradec, ata guxuan të hapnin vetë një ambient shërbimi, ku të shpalosnin aftësitë e tyre duke ndërthurur tradicionalen dhe modernen.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Ishte sipërmarrje e madhe për ne, ishim të rinj pa shumë buxhet, por nisur nga eksperienca jonë menduam që mund të bënim vetë një sipërmarrje të tillë duke hequr kështu dorë nga largimi jashtë shtetit” thotë njëri prej vëllezërve.”Menduam të vendosemi përgjatë rrugës Pogradec Drilon, si një zonë pak e zhvilluar në drejtimin e restoranteve, menduam gjithashtu të sjellim një menu të pasur dhe të ndërthurur.

    Nisur nga fakti që Pogradeci tashmë është 4-stinor ne menduam që edhe atë që preferohet më shumë nga të gjithë Tavën e Koranit, ta sjellim të gatuar në 4 stinë. Kjo realizohet si tavë me prodhimet e çdo stine dhe është mjaft e pëlqyer. Jovetëm restorantin, por ata kanë krijuar edhe një fermë të vogël, e quajnë baçë nga Pogradeci. “Njerzit janë prirur shumë pas ushqimit bio ndaj duke qenë se ne ofrojmë shërbim restoranti menduam që edhe prodhimet ti kemi nga baça jonë dhe prej saj ne furnizojmë pothuajse të gjitha prodhimet që duhen në restorant, sigurisht përveç peshkut”(qesh)

    Si një restorant jo më shumë se 2 vjeçar, ata janë të kënaqur. Kanë marrë vlerësimet maksimale nga klientët për ushqimin, tavat por edhe specialitetin e tyre të sofrës me produkte të ndryshme të mishit dhe brumit.”Jemi shumë të kënaqur, sigurisht që e mira nuk ka fund, por ne deri më tani kemi arritur shumë. Në verë jemi plot, fundjavat në pranverë, vjeshtë e dimër kanë qenë tepër të kënaqshme.Jemi të lumtur që kemi sjellë një shembull se si dy të rinj si ne, pa shumë buxhet sollëm një risi për turizmin në Pogradec duke u treguar të rinjve se me ide dhe pak lodhje mund të kenë biznesin e tyre.

    Së fundmi kemi përfshirë edhe muzikën live me këngë qytetare si një kërkesë e pushuesëve dhe kështu ditë pas dite jemi duke plotësuar panoramën e plotë të kërkesave të tyre, prandaj nuk mbetet gjë tjetër veçse të na vizitoni dhe në fund të jepni vlerësimin për restorantin tonë, Sofrën Edon.

    Sofra Edon është e vendosur në breg të liqenit përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht km 3

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    pogradec Restorant Sofra edon Turizëm
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Nikolla Niça/Mjeku që i dha shpirtin kirurgjisë së Pogradecit

    September 23, 2023

    Sali Berisha lëshon bombën: “Përdhunuesit numëruan votat në Devoll”

    May 22, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.