Besa dhe Pogradeci do të luajnë sot në orën 17:00, finalen e Kategorisë së Parë sa i përket fazës “play off” të turneut.
Fituesi i këtij çifti do të ndeshet me Tiranën, për të siguruar një vend në elitë në sezonin e ardhshëm. Sipas rregullores së aktivitetit, sfida në fjalë mes dy skuadrave të Kategorisë së Parë, do të luhet në një fushë asnjanëse dhe prandaj do të përballen në “Elbasan Arena”.
Besa dhe Pogradeci e kanë një finale ku nuk ka avantazh dhe ndeshja mund të shkojë edhe me penallti.
NDESHJA E SOTME
BESA-POGRADECI ORA 17:00


