Ashtu si e kemi përmendur edhe në një shkrim tjetër ne siguruam të gjithë memon e përpiluar në lidhje me nevojat për investime që kërkohen në spitalin rajonal të Korcës, një spital i cili i shërben banorëve të të gjithë qarkut dhe si i tillë ka nevojë emergjente për këtë investim.
Sipas të dhënave vetë Minsitria ka parashikuar që në 2024-ën të nisë ndërhyrjen madhore në këtë institucion. Ndërhyrja vjen jovetëm për të modernizuar shërbimin, ambjentet dhe aparaturat por për të dhënë në formën më të shpejtë ndihmën mjekësore për pacientët.
Kjo synohet që ti përmbledhë të gjitha shërbimet në një godinë të vetmë dhe jo sic janë në gjendjen aktuale të cilat ndahen në disa godina, situatë e cila sjell humbje kohe dhe vonesa. Përqëndrimi në një godinë sic parashikon investimi synon të sjellë një institucion modern, dinjitoz, bashkëkohor dhe mbi të gjitha funksional.
Ndërkohë që godina aktuale historike e korpusit kryesore do te ruhet dhe do të përshtate për funksione të tjera administrative, ashtu sic do ti shërbejë edhe Universitetit të Korcës sidomos infermierisë.
Përmbledhja e të gjitha shërbimeve në një godinë të vetme, do të shoqërohet me aparatura të reja, hapsira më të mëdha për dhoma dhe shtretër të rinj, sistem të ri ngrohje dhe ventilimi, ulje të konsumit të energjisë dhe ujit por më madhorja në këtë rast është se investimi i ri që kryhet dhe më të gjitha uljet e shpenzimeve që vijnë prej tij, ky investim shlyhet brenda 5-6 viteve.
Krahas, ambienteve, dhomave, aparaturave, shërbimit investimi parashikon edhe autoambulanca të reja për shërbimin e urgjencës, ku parashikohen 4 të tilla.
Pra si përfundim, Spitali i Korcës e ka të nevojshme këtë ndërhyrje, qytetarët e meritojnë modernizimin e shërbimit, mjekët dhe infermierët po ashtu për të punuar në kushte më të mira, pacientët për të qëndruar në dhoma me standard europiane, me pak fjalë një ivestim i cili i mbetet brezave dhe popullatës për shumë vite me rradhë. E sigurtë është me modernizimin që parashikohet në të gjithë sektorët e korpusit spitalor, qytetarët nuk do të kenë nevojën ti drejtohen privatit apo kryeqytetit.


