Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Tek Veipi nuk ka krizë

    Personazh August 10, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    V E I P I     N U K    K A     K R I Z Ë

    – O vlla, ka ndonjë vend ku hahet mirë në Orikum?
    – Po vlla. Te Veipi. Ja futu këtu djathtas.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Veipi është një restorant i vogël, i ulët, tip taverne, nga ato të thjeshtat pa salltanete por parkingun para e ka të bollshëm.
    Futemi brenda. Nuk ka asnjë tavolinë bosh. Ndërkohë që ne rrotullohemi, para se të marrim rrugën për jashtë, vjen një djalë i vogël.

    – Mos ikni. Ja, po lirohet ajo tavolina atje. (Një në dorë: shërbimi).

    Ulemi. Tavolina jonë është plot me mbetjet e atyre që ishin para nesh. Ndërkohë djali i vogël vjen dhe pasi na le në dorë nga një menu, pastron tavolinën rrufe.

    Menuja ka çmime që nuk janë më normale as për lokalet e lagjes e jo më për një qytet sidoqoftë turistik. (Dy në dorë: çmimet). Por ama, me ushqimin nuk bëhet shaka, të paktën si shije sepse cilësinë nuk kemi ku ta vërtetojmë.

    Veipi ka 45 vjet që punon kuzhinier. Ia di mirë jo vetëm zanatit por edhe rregullave të tregut dhe psikologjisë njerëzore. Ai ofron këto çmime sepse synon klientelën familjare dhe e di që kjo klientelë nuk mund të përballojë çmime më të larta. Prandaj dhe e kanë gjetur gjuhën me njëri-tjetrin.

    Prandaj te Veipi nuk ka krizë.

    Restoranti është plot me të huaj. Sigurisht ata janë si “qen me erë” kur bëhet fjalë për mirë dhe lirë. Hyjnë e dalin, duke mos i lënë asnjë minutë tavolinat bosh. Por edhe shqiptarë ka plot. Edhe ata kanë gjetur atë që u përshtatet.

    Ja për shembull ne nuk e dinim Veipin. Por s’mund t’i njohim të gjithë, sepse Shqipëria ka shumë Veipë që ia kalojnë gjithë strategjive të turizmit, investimeve luksoze dhe dantellave të kota me të cilat kemi hallakatur tregun turistik, duke e çoroditur fare raportin kërkesë-ofertë, dhe rezultatet po duken sheshit.

    Kush gjen ekuilibrin e duhur, nuk ka pse të rrëzohet. Besojini përvojës së më të vjetërve.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Turizëm
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Korça me bilancin më negativ në vend: 265 vdekje më shumë se lindje

    August 18, 2026

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit në Maliq

    August 18, 2026

    Shërbimi i parë i geriatrisë në Shqipëri nis nga Korça

    August 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026

    Hapja e urës mbi Ibër, KE kërkon koordinim mes institucioneve

    August 19, 2026

    Zjarr pranë Manastirit në Sarandë, u ndërpre energjia në Ksamil

    August 19, 2026

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Kremtohet Festa e Shën Marisë në Boboshticë dhe Vodicë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.