Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    Korçë June 21, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të quhet me plot gojën një mrekulli!

    Vendi i shenjtë daton që prej vitit 1640, e ndërtuar në 22 Qershor, teqeja bektashiane e Baba Avdulla Melçanit, që bën bashkë të gjithë besimtarët bektashinj dhe jo vetëm.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Feja Bektashiane është një fe tolerante, që pranon besimet e tjera dhe ka të veçantat e saj. Bektashinjtë kanë të njëjtat rregulla si të gjithë myslimanët. Ata kanë disa rregulla të veçanta sepse kanë faljen të cilën e kryejnë në një dhomë të posaçme dhe jo si në kultet e tjera. Pjesa e bektazhizmit është rrugë mistike!

    Teqeja e Melçanit ka një sipërfaqe prej gati 3 mijë metra katrore, e ndarë në disa ndërtesa, ku secila ka veçorinë e saj. Sapo futemi në hyrje të teqesë, shohim një panoramë fantastike të ndërtesës gjigande me gur dhe me qemer.

    Projekti i saj është bërë nga vetë Baba Sadik Ibro, i cili është drejtuesi i parë i teqesë, dhe me shumë angazhim dhe vullnet ka arritur të ngrejë një objekt kulti madhështor për fenë bektashiane.

    Pjesa më e madhe e ndërtimit është bërë me mjeshtra të gurit, por në 4 vite punime, kanë marrë pjesë punëtorë, besimtarë, vullnetarë të cilët kanë kontribuar në përfundimin e këtij projekti.

    Oborri i teqesë të jep një qetësi shpirtërore sapo futesh në të, i gjithi i përbërë nga një shumëllojshmëri lulesh si trëndafilat, meneksheja, e shumë të tjera, çka i japin ngjyra dhe një peisazh magjepsës. Ajo që e bën akoma më të veçantë kopshtin, është shkrimi në gjuhën arabe ku përmendet Allah Muhamed Ali.

    Teqeja është e përbërë nga holli, i cili shërben për festat e Sulltan Novruzit, Ashuresë, dhe Kurban Bajramit,etj, bashkëngjitur tij është Mejdani, i cili është vendi i shenjtë i lutjes dhe faljes së besimtarëve bektashinj.

    Salla tjetër është ajo e Kafe-Oxhakut të teqesë, aty ku Babai ose Dervishi pret njerëz besimtarë të teqesë, dhe gjatë konsumimit të kafes dhe pas qerasjes së besimtarëve, diskutohen probleme të ndryshme që mund të kenë besimtarët dhe qytetarët e tjerë.

    Pjesë tjetër e teqesë është Holli i Pritjes së Besimtarëve, ku Babai ose Dervishi takohet me ta dhe për problemet dhe nevojat që kanë njerëzit, mund t’ua zgjidhe Babai.

    Ndër të tjera, në teqe është edhe dhoma e pritjes, ku priten mysafirë, pushtetarë, parlamentarë, këshilltarë, pra funksionarë të ndryshëm të shtetit, të cilët takohen për bisedë vetëm për vetëm me Babain ose Dervishin.

    Teqeja e Melçanit tashmë me një pamje bashkëkohore, mbart vlera të mëdha fetare, kulturore dhe artistike, ku veç ndertesës moderne, në të gjenden edhe objekte të kultit që datojnë që prej vitit 1400 e në vazhdim.

    Njëra prej objekteve është teqja e Baba Abdulla Melçanit, e themeluar prej tij, dhe është objekti më i vjetër në gjithë ndërtesën.

    Një tjetër ndërtesë e vjetër është teqja e Dedelerëve, Hysen Ali Dedei dhe Sali Xhemali Dedei, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në afrimin e njerëzve drejt fesë së bektashizmit.

    “Dhoma e Kolonjarëve” është një tjetër objekt i ndërtuar nga besimtarët kolonjarë, të cilët e kanë ndërtuar me kontributin e tyre personal, për ta përdorur për besimtarët dhe qytetarët e Kolonjës.

    Një tjetër dhomë i është kushtuar Ashuresë, ku përgjatë ceremonisë vjetore të saj, përgatitet ëmbëlsira tradicionale, e cila simbolizon Dëshmorët e Fushës së Qerbelasë, dëshmorë të rënë të cilët kanë qenë 72 burra dhe 14 foshnja nga familja e profetit Muhamed As.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026

    Hapja e urës mbi Ibër, KE kërkon koordinim mes institucioneve

    August 19, 2026

    Zjarr pranë Manastirit në Sarandë, u ndërpre energjia në Ksamil

    August 19, 2026

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Kremtohet Festa e Shën Marisë në Boboshticë dhe Vodicë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.