Burime të siguruara nga partia e djathtë ekstreme “Zgjidhja Greke” bëjnë me dije se në takimin e mbajtur para pak minutash në Selanik nga drejtuesit e saj, është vendosur të mos protestohet para hotelit ku do të mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët që jetojnë në zonën e Selanikut.
Te njëjtat burime shtojnë se është vendosur që nga kjo parti ekstreme të mos mbahet protesta e paralajmëruar, pasi sipas tyre, problemi nuk janë shqiptarët por kryeministri Edi Rama.
Ishte drejtuesi i kësaj partie, Kyriakos Velopoulos, pjesë e parlamentit grek, i cili i bëri thirrje para 3 ditësh kryeministrit grek Mitsotakis të mos lejonte tubimin e thirrur nga kryeministri Rama në Selanik.
Zyrtarët e saj, të kontaktuar nëpërmjet telefonit nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi shtojnë se pjesë e takimit kanë qenë dhe dy parti të tjera të ekstremit të djathtë në koalicion me Nea Demokracia, të cilët janë shprehur se nuk do të protestojnë ditën e nesërme.
Në takimin e sotëm është diskutuar edhe mundësia e protestës së vet këtyre deputetëve në parlamentin grek, lidhur me qëndrimet e Edi Ramës në çështjen e Fredi Belerit.
Nuk dihet në qoftë se do të ketë organizime të veçuara nga qytetarët grekë të cilët do të protestojnë.