Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Udhëtimi i Sali Berishës në SHBA, detajet e dokumenteve

    August 27, 2026

    Liqeni i Prespës: Pasuria natyrore dhe trashëgimia e liqenit më të lartë tektonik në Ballkan

    August 27, 2026

    Tedi Blushi akuzon për izolim ekstrem të Ilir Metës

    August 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Teuta fiton “finalen” e parë për mbijetesën, mposht Skënderbeun dhe i largohet fundit

    Aktualitet March 27, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Teuta u është kthyer përsëri fitoreve në kampionat dhe e ka bërë përballë një rivali direkt për mbijetesën si Skënderbeut, në një sfidë që është cilësuar si në finale e mirëfilltë mes dy skuadrave.

    Sfida është vendosur nga goli i Tomës që në minutat e parë të ndeshjes, një gol i cili u përjetua me polemika fillimisht nga vendasit për anulimin e tij nga kryesori e më pas nga miqtë për kthimin e vendimit pasi rishikimit të pamjeve me VAR.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Më pas, rastet për të shënuar ishin me pikatore, pasi të dy skuadrat nuk kishin qartësinë dhe saktësinë e duhur për të rrezikuar portën. Kështu, Teuta mori tre pikë që e largojnë nga fundi, duke lënë aty përsëri Skënderbeun.

    TEUTA 1-0 SKËNDERBEU

    11′ Toma

    NGJARJET KRYESORE

    90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Teutës.

    90’+5’ Doka harkon në zonë, Vata kontrollon topin dhe më pas fiton faull pas përplasjes me Bismark.

    90’+3’ Beshiraj dhe Kapllani hyjnë në fushë në vend të Tomës dhe Boçit.

    90’ Jepen 5 minuta shtesë.

    90’ Sabo kalon një top mbi mbrojtjen për Bismark, por Vila kupton gjithçka e largon rrezikun.

    85’ Çuçka merr vendin e Lukinjas në radhët e Skënderbeut.

    83’ Peposhi shfaqet i vetëm në zonë në të djathtën, diagonalja e tij nuk ka shënjestrën e duhur për të përfunduar në rrjetë në shtyllën e dytë.

    81’ Trajneri Gjika ndëshkohet me karton të verdhë për protesta dhe e njëjta gjë ndodh edhe me Bismark.

    79’ Skënderbeu ka një goditje dënimi pranë zonës në dispozicion, por harkimi i Lukinjas nuk është as pasim dhe as gjuajtje, me sferën që shkon jashtë.

    69’ Sabo nis top në thellësi për Nasr, por ky i fundit nuk ia del të devijojë sferën para se të kalojë vijën fundore.

    68’ Felipe hyn në fushë në vend të Nikajt në radhët e Skënderbeut.

    62’ Lukinjas ndëshkohet me karton të verdhë pas një përplasje me Llocin.

    60’ Estrela provon me një gjuajtje tjetër nga jashtë zonës, këtë radhë pa shënjestruar portën e Vatës.

    57’ Pas një goditje dënimi të harkuar nga Kruja, Jazxhi gjuan me kokë në zonë dhe godet traversën, por më pas aksioni ndalet për pozicionin jashtë loje të mbrojtësit.

    53’ Pas një goditje këndi, Nikaj gjuan nga e djathta por Vata kontrollon mirë katërkëndorin dhe mbërthen sferën.

    46’ Çyrbja dhe Arifi i lënë vendin në fushë Gjinollarit dhe Peposhit në radhët e Teutës në startin e pjesës së dytë.

    45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Teutës.

    45’+5’ Korçarët shënojnë me Bismark, por sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

    45’+2’ Korçarët pretendojnë për prekje topi me dorë në zonë pas një goditje dënimi, anësori sinjalizon për pozicion jashtë loje.

    45’+1’ Edhe Boçi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt.

    45’ Jepen 4 minuta shtesë.

    42’ Një harkim nga e djathta gjen Nasr në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij ndalet nga Vata i cili devijon në goditje këndi. (VIDEO)

    41’ Estrela gjuan nga distanca, goditja është ballore dhe përfundon në duart e Vatës.

    39’ Lukinjas gjen hapësirën në të majtën dhe gjuan, por nuk gjen portën e durrsakëve.

    36’ Lloci ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Sabo.

    33’ Lukinja nis një pasim në zonë por Çyrba ndërhyn para Bismark e Dokës duke shmangur një rrezik para portës.

    30’ Tentativë e Krujës nga ana tjetër në të djathtën, sfera shkon jashtë.

    29’ Nikaj ka mundësi të artë teksa hyn në zonë dhe shmang dy mbrojtës në të djathtën, por pastaj nuk ia del të gjuajë dhe as Bismark nuk çon topin drejt zonës.

    23’ Tre goditje këndi radhazi të korçareve të cilët janë hedhur në sulm në këto minuta, por në të gjitha rastet mbrojtja durrsake largon rrezikun pa lejuar gjuajtje drejt portës.

    20’ Ka momente të vazhdueshme tensioni në fushë, pasi ndeshja është nervozuar që pas golit të akorduar me VAR.

    17’ Vila është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

    11’-16′ GOOOL TEUTA! Top në thellësi për Boçin i cili gjuan, gjen përgjigjen e Alias e më pas vjen Toma i cili në rrëshqitje godet duke shtyrë topin në rrjetë. Gjyqtari Doda anulon golin për faull, mes protestave të durrsakëve. Pas rishikimit tw pamjeve me VAR dhe rreth 4 minuta pritje ai ndryshson mendim dhe jep gol.

    7’ Kruja tenton të gjejë Arifin me një harkim në zonë, prapavija korçarë largon rrezikun.

    6’ Estrela ndëshkohet me karton të verdhë.

    1′ Nis ndeshja.

    FORMACIONET ZYRTARE

    Teuta: Vata, Jazxhi, Maçolli, Boçi, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Çyrbja, Arifi, Vila

    Trajner: Bledar Hodo

    Skënderbeu: Alia, Prençi, Nikaj, Nasr, Dumfur, Sabo, Estrela, Doka, Shaqe, Lukinjas, Bismark

    Trajner: Ernest Gjoka

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Udhëtimi i Sali Berishës në SHBA, detajet e dokumenteve

    August 27, 2026

    Liqeni i Prespës: Pasuria natyrore dhe trashëgimia e liqenit më të lartë tektonik në Ballkan

    August 27, 2026

    Tedi Blushi akuzon për izolim ekstrem të Ilir Metës

    August 27, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Udhëtimi i Sali Berishës në SHBA, detajet e dokumenteve

    August 27, 2026

    Liqeni i Prespës: Pasuria natyrore dhe trashëgimia e liqenit më të lartë tektonik në Ballkan

    August 27, 2026

    Tedi Blushi akuzon për izolim ekstrem të Ilir Metës

    August 27, 2026

    Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet e Superiores

    August 27, 2026

    KAS konfirmon Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës

    August 27, 2026

    Reforma territoriale në Maliq, banorët kërkojnë referendum

    August 27, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reforma territoriale në Maliq, banorët kërkojnë referendum

    August 27, 2026

    Policia rrugore Korçë: Qindra gjoba me pajisje inteligjente

    August 27, 2026

    Protesta në Maliq, qytetarët kritikojnë punësimet në bashki

    August 27, 2026
    Më të klikuarat

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    August 31, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.