Theodhor Kavaljoti ka qenë filozof iluminist shqiptar me origjinë arumune. Lindi dhe vdiq në Voskopojë, ku zhvilloi edhe veprimtarinë e tij pedagogjike e letrare.
Theodhor Kavaljoti njihet si njeriu i cili hartoi fjalorin greqisht – vllahisht – shqip me rreth një mijë fjalë, i pari fjalor i këtij lloji ky.
U emërua mësues më 1743 e më pas drejtor i shkollës së Voskopojës e cila më 1750 mori emrin Akademia e Re.
Mendimi filozofik i tij u formua nën ndikimin e filozfisë së V. Domodosit, M. Antrakitit dhe dualizmit të R. Dekartit. Karakteristikë themelore e botëkuptimit të tij filozofik është dualizmi. Përmbajtja e filozofisë së Theodhor Kavaljotit është dhënë në veprën e tij “Fizika”, në të cilën vendin kryesor e zë doktrina mbi qenien, mbi materien.


